Connect with Us

Ëndrra merr fund/ Kosova nuk kualifikohet dot nga grupet për në Euro 2020, por ka ende një shans nga Liga e Kombeve

Sport

Ëndrra merr fund/ Kosova nuk kualifikohet dot nga grupet për në Euro 2020, por ka ende një shans nga Liga e Kombeve

Publikuar

-

Edhe pse shënoi e para në Plzen kundër çekëve, Kosova nuk arriti ta mbronte dot avantazhin dhe në fund humbi 2-1.

Për “Dardanët” shëoi Atdhe Nuhiu në minutën e 50′, ndërsa miqtë barazuan shifrat me golin e Alex Kral, që befasoi portierin e Kosovës, Muric, me një goditje nga jashtë zonës. Pk minuta më pas erdhi dhe goli i dytë i të zotëve të shtëpisë Celustka, pas një goditjeje këndi dhe përgjumjes së mbrojtjes së Kosovës.

Me këtë rezultat, Kosova i humbet shanset për të zënë vendin e dytë në Grupin A, Anglia dhe Rep. Çeke kualifikohen për më tej. Ndeshjet e fundit pas tre ditësh do të jenë thjesht për statistikë.

Gjithsesi, Kosova ende e ka një shans për t’u kualifikuar për në Euro 2020, nësë fiton në fazën finale Ligën e Kombeve në muajin mars. Dardanët në gjysmëfinale do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Video: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Publikuar

-

Futbolli na ka treguar shpeshherë që është më shumë se një lojë. Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë. Video është publikuar në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Inter-Roma/ Formacionet zyrtare

Publikuar

-

Inter-Roma do të jetë ndeshja e parë e javës së 15-të në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa verdhekuqtë duan të vazhdojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit. Conte ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm pas mungesave të Sensit, Barella, Gagliardinit. Formacionet zyrtare: Roma: Mirante; Santon, Mancini, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Lum Kosova që e ka, Muriqi është bishë/ Shënon golin e radhës për Fenerbahcen

Publikuar

-

Vedat Muriqi nuk di të ndalet. Sulmuesi i Fenderbahce ka shënuar golin e barazimit në sfidën që gjiganti turk po luan në shtëpi ndaj Genclerbirligi. Miqtë shënuan të parët dhe sulmuesi dardan ka bërë detyrën, duke barazuar. Për Muriqin ky është goli i tetë në kampionatin turk me fanellën e Fenerbhace. Sezonin e shkuar ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Kupa e Italisë/ Interi i pafat, buzëqeshin ekipet e tjera të mëdha

Publikuar

-

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Short i pranueshëm për Juventusin, Milanin, Napolin dhe Lazion, teksa Interi i Contes do të ketë kundër një rival të vështirë. Zikaltrit do të luajnë përballë Cagliarit, por i favorizon fakti që ndeshje do të zhvillohet në shtëpi. Fiorentina-Atalanta është një tjetër duel i […]

LEXO TE PLOTE