Seria A
Interi përgatit bombën e janarit, ja dy emrat e mëdhenj që kërkon Conte

Merkato e janarit po afron dhe drejtuesit e Interit janë vënë që tani në lëvizje për të plotësuar dëshirat e Conte-s. Trajneri zikaltër iu ka kërkuar drejtuesve të klubit dy emra të mëdhenj, të dy të pakënaqur te klubet respektive: Alessandro Florenzi dhe Oliver Giroud.
Siç raportohet nga “Tuttosport”, kapiteni aktual i verdhezinje nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Fonseca dhe këtë sezon deri tani ka ngrohur stolin, ndaj tek Interi duan të përfitojnë nga kjo situatë, duke qenë se Conte dhe lojtari njihen mirë bashkë, pasi kanë punuar në kombëtaren e Italisë.
Fillimisht zikaltrit do të kërkojnë huazimin deri në fund të sezonit, më pas duke parë dhe rendimentin e lojtarëit do të vendoset për fatin e tij.
Emri tjetër që po lakohet shumë këto ditë për një transferim në Milano është ai i Oliver Giroud. Kampioni i botës është i pakënaqur me minutat e pakta që i jep Lampard, ndaj është vënë në kërkim të një klubi të ri. Në anën tjetër, Conte e njeh mirë francezin që nga koha kur drejtonte vetë Chelsean dhe e sheh atë si njeriun e duhur në sulm dhe alternativë e tretë pas dyshes Lukaku-Martinez. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Interi prenoton dy futbollistët shqiptarë për merkaton
Pasditen e djeshme në selinë e Interit është zhvilluar një takim merkatoje mes drejtuesve zikaltër dhe Mauricio Setit, presidentit të Veronës. Një takim, siç raportojnë...

Champions League: Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë, City poker golash
Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin C në Champions League. Atalanta e nisi mbrëmjen e sotme në vend të fundit të këtij...