Connect with Us

Sonte luajmë ndaj Andorrës, ja si pritet të jetë formacioni i kuqeznjve

Kombëtare

Sonte luajmë ndaj Andorrës, ja si pritet të jetë formacioni i kuqeznjve

Publikuar

-

Shqipëria luan sot për rekord pikësh. Për ballë është Andorra modeste dhe një fitore i fut në histori kuqezinjtë, sa u përket pikëve të grumbulluara në një edicion eliminator të vlefshëm për Europianin apo Botërorin.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka shkuar në kuotën e 15 pikëve, por tashmë ka shansin që, me triumfin ndaj Andorrës, ta bëjë realitet edhe këtë statistikë. Më parë kuqezinjtë kanë marrë maksimalisht vetëm 14 pikë në eliminatoret e “Euro 2016”, kur nën drejtimin e Xhani De Biazit, Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian. Më 14 tetor të këtij viti skuadra e Rejas theu rekordin e golave pas fitores me Moldavinë 0-4. Më parë Kombëtarja nuk kishte shënuar kurrë 14 gola pas tetë ndeshjeve eliminatore.

NDRYSHIMET – Kuqezinjtë do t’u japin fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Andorrës vetëm sot në mëngjes, kur edhe Reja ka planifikuar të kryejë një stërvitje të lehtë në Durrës në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ai që prishi planet e trajnerit në seancën e djeshme ishte sulmuesi Florian Kamberi, i cili pësoi një dëmtim në kavilje dhe e la stërvitjen në mes. Burime pranë stafit të Kombëtares treguan për “Panorama Sport” se situata e lojtarit që pritet të debutojë me fanellën kuqezi do të verifikohet edhe një herë sot për të vendosur nëse do të luajë apo jo. Gjasat janë që të mos aktivizohet, për më tepër që deri dje nuk kishte ardhur as konfirmimi nga FIFA për federimin, duke qenë se më parë është aktivizuar me Zvicrën U-21 dhe janë disa procedura burokratike mes palëve për të mbyllur dokumentacionin.

Ndërkohë, nisur nga ato që ka provuar në seancat e fundit në Durrës, gjasat janë që në portë ta nisë Berisha, ndërsa në mbrojtjen me tre do të rreshtohen Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Ndryshimet më të mëdha janë në mesfushë, por Reja ka dilema për krahët. Ai është i dyzuar për të hedhur në të djathtë Hysajn që rikthehet nga dëmtimi apo Roshin.

Në krahun tjetër, në balotazh për një vend janë Memolla e Trashi. Në qendër të mesfushës pritet të aktivizohen tre lojtarë të rinj, si Selahi, Ramadani dhe Ndoj, duke ruajtur Baren për Francën. Mungesë e sigurt, për shkak kartonësh, është Klaus Gjasula, që do të jetë gati ndaj “Gjelave”. Me dëmtimin e Kamberit, sulmi kuqezi sot do të jetë Uzuni-Balaj./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Florian kamberi mahnit Skocinë, nuk do e besoni çfarë goli ka shënuar sulmuesi i kombëtares

Publikuar

-

Nga

Ekipi i Hibernian fitoi pastër 3-0 sfidën e javës së 17-të në Skoci përballë Aberdinit, dhe autor i golit të tretë të takimit ishte shqiptari Florian Kamberi.Pas dopietës së Boil në minutat 52 dhe 68, Kamberi shënoi golin e tretë dhe atë të hipotekimit të fitores në minutën e 74-t. Shqiptari, që u thirr për […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion. Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

“Boom boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi shkund rrjetën me një gol të bukur

Publikuar

-

Armando Sadiku rikthehet sërish te goli. Bomberi kuqezi ka shënuar për Malagën ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga 2 apo Segunda Divizion. Elbasanasi u tregua i saktë brenda zonës së rreptësisë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe e dëgoi atë në rrjetë në minutën […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Çmendet Napoli, synon si trajner Edi Rejën për pasues të Ançelotit

Publikuar

-

Nga

Edi Reja dhe Shqipëria. Një histori e cila nga entuziazmi dhe dëshira për të rinovuar, u la në harresë, me kontratën e re që ende nuk është firmosur. Tani misteri shtohet me zërat që vijnë nga Italia sipas të cilave tekniku 74-vjeçar, është një prej kandidatëve që Napoli po studion, në rast të largimit nga […]

LEXO TE PLOTE