Connect with Us

Zgjohet Skënderbeu, piketon dy super lojtarë për merkaton e janarit

Sport

Zgjohet Skënderbeu, piketon dy super lojtarë për merkaton e janarit

Publikuar

-

Merkatoja nuk është hapur ende, por në Korçë kanë filluar të bëjnë planet për afrimet. Veç tratativave që po bëjnë për të shitur ndonjë lojtar dhe rrjedhimisht shtuar të ardhurat në “arkë”, prurjet duken të domosdoshme.  Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se korçarët kanë planifikuar dy blerjet e para. Dhe në listë janë Vangjel Zguro dhe Donald Rapo.

ZGURO – Bardhekuqtë po interesohen gjithnjë e më shumë për mbrojtësin pogradecar. Vangjel Zguro duket se e ka mbyllur aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai aktivizohej në Ligën e Tretë te Shatanoga Red Volves dhe me kontratën që i mbyllet pikërisht në fund të këtij muaji, një rikthim në Shqipëri nuk do të ishte i habitshëm.

Dhe përshtatja me ngjyrat nuk do të ishte e vështirë, derisa ekipi në SHBA njihet me emrin “Ujqërit e Kuq”. 26-vjeçari ka përfunduar në “lupën” e Skënderbeut dhe ata e shohin si një përforcim të vlefshëm për prapavijën. Me Zguron që është i aftë të mbulojë dy pozicione në krahun e majtë, si në mbrojtje dhe mesfushë, korçarët do të kishin një armë plus për të mbajtur ekuilibrat në një prapavijë që pëson realisht shumë, konkretisht 21 gola në 12 javë.

RAPO – Nuk është i vetmi që pëlqehet, pasi në listë është përfshirë edhe Donald Rapo. Mesfushori i Luftëtarit njëherazi edhe kapiten i këtij ekipi, shihet si një transferim i mundshëm në Korçë. Aq më tepër kur palët kanë qenë pranë një akordi edhe gjatë verës, por për shuma të vogla financiare marrëveshja nuk u arrit. Me Gjergj Muzakën që praktikisht e ka mbyllur sezonin me atë dëmtim që pësoi disa javë më parë, Skënderbeu ka menduar t’i rikthehet pistës “Rapo”.

Ashtu si Zguro, edhe korçari është i aftë të mbulojë disa pozicione në fushën e lojës dhe kjo duket se e ka joshur Skënderbeun që ta përfshijë në plane. Problem i vetëm mbetet kontrata sezonale që e mban të lidhur Donald Rapon me gjirokastritët. Kur jemi ende një muaj e gjysmë larg nga hapja e merkatos, zërat e afrimeve janë bërë më të fortë, por “sekreti” qëndron te largimet. Nëse Skënderbeu largon ndonjë futbollist në këtë merkato, atëherë do e ketë më të thjeshtë për të pasuruar organikën në hyrje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Lerda ndryshon skemë, ja si do luajë Partizani sonte në derbi

Publikuar

-

Nga

Partizani vjen me mungesa me peshë në derbi, por ajo që habit në të tilla raste është qëndrimi i trajnerit Franko Lerda, i cili nuk i përmend si alibi, ndonëse nuk ka tre titullarë në dispozicion. Edhe gjatë konferencës së djeshme, italiani pohoi se llogaritë i bën vetëm me grupin që ka në dispozicion dhe […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Europa League: 32 ekipet e kualifikuara/ Ja data dhe ora kur do të hidhet shorti

Publikuar

-

Janë mbyllur dje ndeshjet e fundit të grupeve në Europa League. Nga 12 grupe, dy të parat kanë prerë biletën për në raundin e 1/16-ve. Këtyre 24 ekipeve u janë shtuar dhe 8 ekipet që vijnë nga vendet e trea nga grupet e Champions League. Shorti për raundin e 1/16 do të hidhet ditën e […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Artan Hoxha: Tifozët e Tiranës më kërkojnë bileta mua, ja kanë lënë vetëm një pike që t’i shesë

Publikuar

-

Nga

Në pritje të derbit të kryeqytetit, në studio televizive është duke u diskutuar mbi pritshmërinë e kësaj supersfide. Gazetari i njohur Artan Hoxha është i ftuar në studion e “Pressing”, në ABC News, i cili ka folur mbi disa prej problematikave të kësaj sfide. “Që në momentin kur ka nisur shitja e biletave, deri sot […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

E bujshme/ Interi prenoton dy futbollistët shqiptarë për merkaton

Publikuar

-

Nga

Pasditen e djeshme në selinë e Interit është zhvilluar një takim merkatoje mes drejtuesve zikaltër dhe Mauricio Setit, presidentit të Veronës. Një takim, siç raportojnë mediat italiane, ku është folur për disa asete të klubit verdheblu, që kanë përfunduar në radarët interistë gjatë kohëve të fundit. U fol mbi të gjitha për Sofian Amrabat, i […]

LEXO TE PLOTE