Connect with Us

Sot luhet klasikja e futbollit botëror/ Një ndeshje që nuk duhet humbur

Sport

Sot luhet klasikja e futbollit botëror/ Një ndeshje që nuk duhet humbur

Publikuar

-

Brazil-Argjentinë, nuk është një sfidë si gjithë të tjerat edhe kur është thjeshtë një takim miqësor. Sot në orën 18:00 në Riyad të Arabisë Saudite riluhet gjysmëfinalja e Copa America, një duel që premton spektakël.

Te Argjentina rikthehet Messi, te Brazili mungon Neymar, por kjo pak rëndësi ka pasi në fushë ai që do të zëvendësojë sulmuesin e PSG do të japë më të mirën e tij. Kombëtarja albiceleste do të kërkojë një minihakmarrje për atë eliminim nga Copa America, por misioni nuk do të jetë i thjeshtë, pasi Seleçao edhe pse ka 4 ndeshje që nuk fiton në 6 takimet e fundit, ndaj Argjentinës ka triumfuar 4 herë.

Scaloni pritet të hedhë në sulm treshen Messi-Aguero-Lautaro Martinez, nëse ky i fundit ja del të rikuperohet në kohë nga një dëmtim i lehtë, ndërkohë që Tite pritet tia besojë sulmin treshe Coutinho-Richarlison-Firmino.

Është e vështirë të parashikohet kjo ndeshje që edhe pse luhet pa objektiva realë, në fushë do të zbresin 7 Kupa Bote dhe të dyja skuadrat do të bëjnë gjithçka për të fituar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

BundesLiga

Nuk i punon më “pistoleta”/ Dështaku i Milanit drejt Bundesligës

Publikuar

-

Një vit më parë i bëri të ëndërrojnë tifozët e Milanit, por nisja e këtij sezoni për polakun Piatek me kuqezinjtë është një dështim total, duke arritur të realizojë vetëm 3 gola në 14 ndeshje. Tashmë, ish-sulmuesi i Genoas mund të largohet nga kuqezinjtë ndoshta që në merkaton e janarit, me Ibrahimovic që është gjithnjë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Guardiola fiksohet keq me yllin e Interit, gati 111 milionë euro

Publikuar

-

Forma e mirë e shfaqur këtë sezon nga Lautaro Martinez e ka kthyer atë në një nga lojtarët më të kërkuar të momentit. Barcelona ka kohë që e monitoron me kujdes situatën, por në ditët e fundit duket se edhe Manchester City i Guardiolës ka shfaqur interes për sulmuesin argjentinas. ”Ne e pëlqejmë Lautaron. Ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Gjici jep lajmin e madh: Ja kur do e kenë gati kuksianët stadiumin e ri

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, njëherazi edhe kryetar i bashkisë Kukës, ishte i pranishëm ditën e sotme duke inspektuar punimet në stadiumin që po rindërtohet “Zeqir Ymeri”. Teksa pa ecurinë e punimeve, Gjici u ndal në fjalën e tij për mediat. Numri një i verilindorëve u shpreh se punimet po ecin mirë, dhe stadiumi po […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Ngo rrëfen tmerrin e tërmetit: Iu drejtova zotit në shqip si ju, ja çfarë i thashtë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, duket se e ka përjetuar vërtetë keq tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor. Në një rrëfim për “Supersport”, anglezi deklaron se një ndjenjë të tillë e përjetonte për herë të parë në jetën e tij, dhe tregon me detaje momentet dhe veprimet e tij në ato orë […]

LEXO TE PLOTE