Kombëtare
E bujshme/ Kumbulla te Lazio, Verona gati të marrë një tjetër shqiptar

Valon Berisha nuk po kalon një formë të mirë të Lacio, dhe në merkaton e janarit me shumë mundësi do të largohet nga të kaltrit
Megjithatë aventura e mesfushorit mund të jetë përsëri në Serinë A, pasi një tjetër skuadër italiane interesohet për të marrë shërbimet e tij.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, futbollisti pëlqehet shumë nga Helas Verona, të cilët do të përpiqen ta transferojnë në janar.
Madje sipas të njëjtit burim, thuhet se Verona po mendon të fusë në marrëveshje edhe mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbulla në marrëveshje, për të mbërritur te Berisha.
Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon, dhe një kalim te Lacio do të ishte i mirë për lojtarin, por edhe për klubin kryeqytetas, të cilët do të kishin në organikën e tyre një futbollist me të ardhme të madhe.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Enea Jorgji do gjykojë Inter-Barcelona
Aktivizimi i gjyqtarëve shqiptarë në arenën europiane po bëhet tashmë i vazhdueshëm. Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji...

Situata pas tërmeteve, ja gjendja e stadiumit “Air Albania” nga dëmtimet strukturore
Tërmeti i datës 26 nëntor solli pasoja negative për Shqipërinë. Veç frikës legjitime dhe dëmëve materiale, tragjedia la pas 51 viktima. Të shumtë ishin klubet...