Connect with Us

E lidhi jetën me këtë klub/ Djali i kasapit largohet zyrtarisht pas 49 vitesh nga Bayerni

BundesLiga

E lidhi jetën me këtë klub/ Djali i kasapit largohet zyrtarisht pas 49 vitesh nga Bayerni

Publikuar

-

15 nëntori 2019 do të mbahet mend si dita kur Uli Hoeness u largua nga Bayern Munich. Të paktën zyrtarisht. Siç u vendos në verë, presidenti largohet nga zyrat e tij dhe mbledhja e aksionarëve zgjedh sot Herbert Hainer, 65 vjeç, ish-shefin e “Adidas”, sponsorizues historik dhe aksionar i klubit bavarez me 8.33% të aksioneve. Hoeness do t’iu japë fund 49 viteve si pjesë e Bayernit. Ai hyri aty në vitin 1970 si futbollist. Më pas doli në vitin 1978 për një huazim të shkurtër në Nuremberg, por u kthye menjëherë. Problemet fizike e detyruan atë të tërhiqej nga futbolli i luajtur në moshën vetëm 27-vjeçare. Kjo ndodhi më 1 maj 1979. Dhe pastaj president i Bayern Munich, 30 vite më vonë. Në këtë rrugëtim si kreu i klubit bavarez duhen hequr dy vite e gjysmë, midis viteve 2014 dhe 2016, në të cilët dha dorëheqjen nga çdo post për të vuajtur dënimin me burg për mashtrim me taksat (evazion fiskal prej 28.5 milionë euro). Por, numri një, praktikisht mbeti në klub, aq shumë sa Bayerni e punësoi në sektorin e të rinjve për ta liruar, pas gjashtë muajsh në burg.

TITUJT DHE MREKULLIA
Për të thënë se sa ai ishte një protagonist në historinë e Bayernit, duhet të mbahet mend se Hoeness, 67 vjeç, mori pjesë si futbollist dhe menaxher në të pestë sukseset e bavarezëve në Ligën e Kampionëve. Ai, gjithashtu, fitoi 27 kampionate në Gjermani, duke marrë parasysh tre në fushë, edhe ato të periudhës së burgosjes, që vetë e quajti “gabimi më i madh i jetës”. Mrekullia, që ende e dridh, ndodhi në shkurt 1982. Hoeness ishte i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, në të cilin vdiqën tre shokët e tij. Ai po shkonte në një ndeshje në Hannover.

SENSI I BIZNESIT
I identifikuar si një komponent kryesor i treshes së përbërë edhe nga Beckenbauer e Rummenigge, Hoeness në të vërtetë mbeti vetëm, pasi dy ish-shokët e skuadrës u angazhuan në klub me detyra menaxheriale në vitin 1991. Në vitet ’80, Bayerni nuk po lundronte në ujëra të mira. Ishte pikërisht shitja e mikut të tij, Rummenigge, tek Interi (5.5 milionë euro aktuale) në vitin 1984, që e shpëtuan klubin nga borxhet. Aty nisi rruga drejt qarkullimit aktual prej 750 milionë eurove. Në vitin 1979, shifra ishte një mijë herë më e ulët. Pastaj, në total, në 40 vite, ka shpenzuar 1.1 miliardë për 206 lojtarë. Djali i një kasapi, ai zotëronte një fabrikë në Frankfurt, pra u mor edhe me biznes.

E ARDHMJA NË TRTRIBUNA – Edhe në fund të mandatit të tij, Hoeness e pushoi një trajner, Niko Kovac, më 3 nëntor. Dhe pas ndeshjes së tij të fundit si president, fitores 4-0 ndaj Borussia Dortmund, ai nuk e lëshoi vendin e tij. Të nesërmen në mëngjes, një program televiziv po kritikonte Salihamidzic. Uli telefonoi drejtpërdrejt, i inatosur, duke e akuzuar një nga të pranishmit se nuk kuptonte asgjë rreth futbollit. “Do ta shikoj klubin si një nënë”, – tha ai ditët e fundit. Është pothuajse e pamundur që t’i ndërpresë të gjitha raportet me Bayernin, edhe pse tashmë e ka liruar plotësisht zyrën, për të shmangur tundimin. Hoeness do të mbetet me një pozicion nderi në bordin mbikëqyrës, por mbi të gjitha nuk do ta humbasë vendin e tij në tribunën e “Allianz Arena”, ngjitur me Rummenigge. Edhe ky i fundit do ta “hapë krahun” më 2021, kur të zëvendësohet nga Oliver Kahn. Këtej e tutje, ecurinë e Bayernit do ta shikojë nga lart, por jo si president. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

BundesLiga

I trembi të gjithë/ Bayern tregon se kur do të rikthehet në fushë lojtari prej “qelqi”

Publikuar

-

Kingsley Coman i shqetësoi të gjithë mbrëmë kur la fushën e lojës me lot në sy ndaj Tottenhamit. Fillimisht u dysua se kishte këputur ligamentin e gjurit, gjë që do të ishte dëmtim i përsëritur për të dhe ndoshta do të sillte fundin e karrierës para kohe. Por, dëmtimi francezi nuk është aq i rëndë […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Ronaldo, Messi? Jo, jo/ Ja cili është zgjedhur lojtari më i mirë deri tani në Champions League

Publikuar

-

Robert Lewandowski është zgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i fazës së grupeve në Champions League. polaku është në super formë këtë sezon, ku në 6 ndeshje në grup ka shënuar 10 gola dhe tre herë është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes. Leëa është vlerësuar me notën 9.15. Në vend të […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

U mund sërish nga Bayerni/ Mourinho befason me dëshirën e tij

Publikuar

-

Tottenham u mposht 3-1 dje në mbrëmje nga Bayern Munchen, të cilët e mbyllën në mënyrë të përkryer grupin B. Para dy muajsh në ndeshjen e parë mes dy ekipeve në Londër, gjermanët turpëruan vendasit me rezultatin tenistik 7-2. Megjithatë trajneri Mourinho kërkon sërish një ndeshje me Bayernin. ‘’Dëshira ime është që ne të vijmë […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Champions League: Bayerni vendos një rekord të ri

Publikuar

-

Bayern Munchen kaloi 3-1 dje në mbrëmje në ‘Allianz Arena’ anglezët e Tottenham. Në një ndeshje që nuk vlente për asgjë sepse të dyja ekipet e kishin siguruar më parë kalimin për në fazën tjetër, bavarezët dominuan si në lojë dhe në rezultat. Me fitoren e arritur dje kundër të besuarve të Jose Mourinhos, gjigantët […]

LEXO TE PLOTE