Connect with Us

Dy ekipe të njohura e duan, ja shifra që kërkon Partizani për Lorenc Trashin

Sport

Dy ekipe të njohura e duan, ja shifra që kërkon Partizani për Lorenc Trashin

Publikuar

-

Lorenc Trashi po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij, ku në dy ndeshjet e fundit ka qenë titullar me ekipin kombëtar, ku shënoi edhe gol në debutim ndaj Moldavisë. Mëngjarashi i Partizanit ndodhet në kulmin e tij dhe me shumë mundësi si klubi dhe vetë lojtari mund ta shfrytëzojnë momentin për një transferim jashtë vendit. 

Ka kohë që flitet për një ndryshim ambienti për Trashin, pasi interesimi nuk ka munguar, por “Panorama Sport” ka mësuar se interesimi për 27-vjeçarin është rritur më shumë. Kampionët e Bullgarisë po tregojnë se e kanë seriozisht dhe nuk heqin dorë nga futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares, i cili luan në gjithë linjën e majtë. Ludogorets e ka ndjekur Trashin që nga fundi i sezonit të shkuar, madje e kanë monitoruar edhe në ndeshje të veçanta në kampionat, por nuk arritën të bindnin Partizanin.

Në verë bullgarët afruan 280 mijë euro për kartonin e Trashit, por “demat” nuk u dorëzuan, pasi pretendonin më shumë dhe menduan që të paktën ta shfrytëzonin edhe në Kupat e Europës. Por, Ludogorets vijon të ketë interes për Trashin dhe mësohet se emisarë të klubit kanë qenë të pranishëm të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, për të ndjekur nga afër ecurinë e gramshiotit me kuqezinjtë.

“Panorama Sport” ka mësuar se nga Bullgaria ka interes edhe nga Levski i Sofjes për lojtarin e “demave”, të cilët gjithashtu kanë pasur përfaqësuesin e tyre në Elbasan për të monitoruar Trashin, i cili e nisi si titullar ndaj Andorrës, por luajti vetëm në 45 minutat e para.

Partizani pritet ta shfrytëzojë këtë interesim në rritje për mesfushorin e adaptuar si mbrojtës i majtë dhe mund të heqin dorë që në janar nëse në adresë të klubit arrin ndonjë ofertë bindëse. Ankandi mes dy ekipeve bullgare mund të bëjë që vlera e ofruar në verë nga Ludogorets, 280 mijë euro, të vijë në rritje, por në fund gjithçka është në dorë të drejtuesve të Partizanit. Gjithsesi, ky është momenti më i mirë që Lorenc Trashi të nisë një karrierë të re jashtë vendit./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: