Sport
EURO 2020: Ja 16 ekipet e kualifikuara deri tani

Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme eliminatore, listës së ekipeve të kualifikuara për në Euro 2020 i janë shtuar edhe 4 ekipe të tjera: Gjermania dhe Holanda në Grupin C, Austria që renditet e dyta në grupin G dhe Kroacia e para në grupin E.
Tani kanë mbetur edhe 8 vende, 4 prej të cilave do mësohen në ndeshjet e fundit eliminatore që luhen këto 3 ditë. Ndërsa 4 biletat e fundit do të përcaktohen në mars, në fazën finale të Ligës së Kombeve, aty ku merr pjesë edhe Kosova.
🇧🇪 Belgjika
🇮🇹 Italia
🇵🇱 Polonia
🇷🇺 Rusia
🇪🇸 Spanja
🇺🇦 Ukraina
🇹🇷 Turqia
🇫🇷 Franca
🏴 Anglia
🇨🇿 Republika Çeke
🇫🇮 Finlanda
🇸🇪 Suedia
🇩🇪 Gjermania
🇳🇱 Holanda
🇦🇹 Austria
🇭🇷 Kroacia
/CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania