Connect with Us

Hysaj: Na u bë mishi kokrra, ja çfarë do bëjmë nesër ndaj Francës

Kombëtare

Hysaj: Na u bë mishi kokrra, ja çfarë do bëjmë nesër ndaj Francës

Publikuar

-

Përkrahë trajnerit Reja në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Francën është edhe kapiteni, Elseid Hysaj, i cili u shpreh:

Ndeshja me Francën?

“Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”.

Ndeshje e vështirë apo më e lehtë?

“Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Grizman, Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë.

A ju motivon Toti, pasi do jetë në stadium?

“Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmoje tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dua të rikuperojë vendin tim aty dhe pastaj të shohim.”

Prisni një dhuratë nga Franca, për stadiumin e ri?

“Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmë duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë më besim”.

Luan skuadra me zemër ?

Ne prapë luajmë me zemër por me Rejën po bëjmë një lojë që luajmë mirë. Filmi më kujtoi disa çaste që nuk i kam ndjerë në fushë dhe të gjitha stadiumet ishin kuq. Rastet me Serbinë na bënë të na bëhej mishi kokrra.”

Stadiumi i ri dhe ndeshje e veçantë?

“Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat.

Kapiten në një moment të tillë?

“Ndeshja me Andorrën ishte ndeshje për t’u harruar. Si kapiten ndihem shumë mirë, ndihem gati të japë 120%. Dhe çunat i shikoj në sy se çfarë ndjenjë kanë të luajnë atë ndeshje. Po të jemi të qetë dhe të mos kemi frik nga kampionët ne do të kemi rastet tona, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E mbani mend Shkëlzen Gashin?/ Ja te cili ekip do të transferohet në janar

Publikuar

-

Shkëlzen Gashi, ish-sulmuesi i Shqipërisë ka qenë pa klub në nëntë muajt e fundit, pas largimit nga Colorado Rapids në mars të këtij viti. Gashi ka kontratë me skuadrën amerikane deri më 31 dhjetor të vitit 2019, dhe nga 1 janari do të jetë i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë. Mediet zvicerane […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Play-Off” Maqedoni-Kosovë, dy presidentët e Federatave bëjnë paktin e papritur

Publikuar

-

Nga

Në muajin mars, Kosova ka mundësinë e artë për të shkuar për herë të parë në Europian dhe përballë do të ketë skuadrën e Maqedonisë së Veriut në “Play Off”. Kosova ka treguar se ka një skuadër mjaft të mirë dhe se fiton edhe kundër ekipeve shumë më të forta në letër e padyshim që […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tifozja e kombëtares bën tatuazhin e ri, kësaj here në vendin intim

Publikuar

-

Nga

Rike Roçi është një nga vajzat më të përfolura në “showbiz”-in shqiptar, njihet ndryshe edhe si tifozja më e zjarrtë e Kombëtares shqiptare, të cilën e ndoqi nga shkallët e stadiumit në “Euro 2016” në Francë. Ajo njihet edhe për format e saj bombastike, ku nuk ngurron të provokojë shpeshherë ndjekësit me foto provokuese. Së […]

LEXO TE PLOTE