Kombëtare
Kombëtarja e Francës zbarkon në Shqipëri, ja axhenda e tyre

Franca ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin shqiptar, teksa do të akomodohet në një nga hotelet e Tiranës, për sfidën e ditës së nesërme, ndaj kuqezinjve, e vlefshme për eliminatoret e Europianit.
Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit me çarter, kampionët e botës, janë nisur menjëherë drejt hotelit. Së bashku me skuadrën kanë qenë të pranishëm edhe delegacioni francez. Për të pritur futbollistët i pranishëm ishte edhe Ambasadori francez në Shqipëri.
Autobusi me të cilën lëvizi Franca nga aeroporti drejt hotelit, u shoqërua nga forta të shumta RENA. Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze.
Në orën 17:00, trajneri francez Dider Deshamp së bashku me kapitenin e “gjelave” do të dalin në konferencë për shtyp në ambientet e “Air Albania”.
Lajme të Rekomanduara:

“Play-Off” Maqedoni-Kosovë, dy presidentët e Federatave bëjnë paktin e papritur
Në muajin mars, Kosova ka mundësinë e artë për të shkuar për herë të parë në Europian dhe përballë do të ketë skuadrën e Maqedonisë...

E mbani mend Shkëlzen Gashin?/ Ja te cili ekip do të transferohet në janar
Shkëlzen Gashi, ish-sulmuesi i Shqipërisë ka qenë pa klub në nëntë muajt e fundit, pas largimit nga Colorado Rapids në mars të këtij viti. Gashi...