Connect with Us

“Nesër jepni shpirtin në fushë”, Kryeministri Rama bën batuta me lojtarët

Kombëtare

“Nesër jepni shpirtin në fushë”, Kryeministri Rama bën batuta me lojtarët

Publikuar

-

Kryeministria Edi Rama ka vizituar stadiumin e ri “Air Albania” një ditë para ndeshjes përuruese ndaj Francës, për eliminatoret e Euro 2020.

Kreu i qeverisë u takua me presidentin e FSHF, Duka, trajneri Edi Reja, si dhe të gjithë lojtarët kuqezi që kishin dalë për të kryer stërvitjen e parë.

“Është një vepër inxhinierike fantastike. Do të bëjmë një spektakël të vërtet 15 minutash me dritat.  Akustika është fantastike. Ngjan pak me stadiumin e Juventusit po është më i bukur”, tha Edi Rama

Pasi vizitoi të gjitha ambientet e impiantit të ri, kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me lojtarët e Kombëtares. Ai i ftoi ata që të japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit në fund të ndeshjes.

“Në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Këtu duhet të mësohen njerëzit që kur vijnë duhet të jepni jetën, 90 minuta zjarr sidomos në minutat shtesë. Në shtesë është makthi”, u shpreh Rama.

Më pas kryeministri Rama gjuajti një 11-metërsh përballë Strakoshës, i cili përfundoi në rrjetë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: