Connect with Us

Nuk i “shkrep” më pistoleta, Milani gati të rikthejë në “shtëpi” blerjen e bujshme

Seria A

Nuk i “shkrep” më pistoleta, Milani gati të rikthejë në “shtëpi” blerjen e bujshme

Publikuar

-

Në janar të këtij vitit, Milani vendosi të transferonte për 35 milionë euro, një nga sulmuesit më të mirë të momentit në Serie A, Krzysztof Piatek, i cili deri në atë kohë nuk rreshte së shënuari me Genoan.

Pas transferimit në Milano, i mjaftuan vetëm pak ndeshje ëpr të fituar dashurinë e të gjithë tifozëve, të cilat menduan se më në fund Milani ka gjetur bomberin që i mungonte prej kohësh.

Por, këtë sezon të ri “pistoleta” polake ka qenë deri më tani një katastrofë e vërtetë, 3 gola të shënuar në 12 javët e para të Serisë A, dy nga penalltia. Polakut i ka humbur shkëlqimi i sezonit të kaluar dhe nga i pazëvendësueshëm ka përfunduar në lojtar stoli.

Madje, Milani po mendon të largojë në merkaton e janarit në formë huazimi, ndoshta te Genoa, aty ku shkëlqeu. Kuqezinjtë po mendojnë për dy emra të tjerë në sulm: Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: