Connect with Us

Tirana nis merkaton, një sulmuesi i ri shfaqet në stërvitje

Sport

Tirana nis merkaton, një sulmuesi i ri shfaqet në stërvitje

Publikuar

-

Mario Morina “ka lon” te bardhe blutë. Ama deri në janar. Sulmuesi do të stërvitet me skuadrën që drejtohet nga Julian Ahmataj dhe nëse ia del të jetë në formë, mund të ketë një shans për të qenë pjesë e Tiranës. Sulmuesi tiranas që më parë ka veshur fanellën bardheblu prej dy ditësh është pjesë e grupit. 

Ai ka marrë leje te drejtuesit dhe do të stërvitet me skuadrën e Tiranës. Dje ai ka qenë nën urdhrat e Julian Ahmatajt, por nuk ka marrë pjesë vetëm në ushtrimet taktike që ndërtoi elbasanasi i bardhebluve në funksion të ndeshjes me Skënderbeun. Në fakt, dukej qartë se Morina duhet të punojë shumë për të arritur në formën optimale.

Futbollisti nëse ia del që të bëhet gati për të luajtur në janar, mund të fitojë një kontratë te bardheblutë, ndonëse synimi është për të kaluar ndoshta në kampionatin kosovar ose në një nga skuadrat shqiptare.

E KALUARA – Mario Morina është një emër i njohur i bardhebluve. Ka dalë nga akademia e Tiranës dhe në dy periudha të ndryshme ka veshur për më shumë se 100 ndeshje fanellën bardheblu. Në karrierën e tij me Tiranën, ai ka shënuar më shumë se 25 gola, ka fituar tri Kupa të Shqipërisë, tri Superkupa të Shqipërisë dhe konsiderohej një nga talentet e mëdha të bardhebluve, që gjithsesi, nuk ia doli të luante shumë kohë në nivele të larta.

Morina mbylli në maj të 2019- ës një aventurë me Prishtinën në Kosovë dhe firmosi për Luftëtarin, skuadër me të cilën nuk qëndroi shumë, duke e braktisur pa nisur mirë sezoni, pasi gjendja në Gjirokastër ishte jonormale. Veç Tiranës dhe Prishtinës, sulmuesi ka luajtur me Skënderbeun, Laçin, Flamurtarin, Kukësin, Kamzën, Besën dhe Dinamon. Sezonin më të mirë me gola e ka me Kamzën ku në sezonin 2016-2017 shënoi dhjetë herë./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

La Liga

Messi shkruan historinë/ Barcelona bën manita dhe kap vendin e parë

Publikuar

-

Barcelona bëri detyrën në sfidën përballë Mallorcës në “Camp Nou”, teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-2, në një takim ku Lionel Messi frestoi me një tripletë Topin e Artë të gjashtë në karrierë, që mori pak ditë më parë në Paris. Katalanët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, kur arritën të shënojnë 4 […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Lazio e Strakoshës i shkakton humbjen e parë Juventusit/ Buzëqesh Interi

Publikuar

-

Lazio ka arritur të mposhtë me përmbysje skuadrën e Juventusit. Lacialët mposhtë 3-1 kampionët në fuqi të Italisë, falë golave të Luis Felipe, Milinkovic-Savic dhe Caicedo, që shfuqizuan golin e Cristiano Ronaldos që në minutën e 25-të. “Zonja e Vjetër” e nisi më mirë takimit, duke dominuar në qarkullim topi dhe në raste të krijuara. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Strakosha bën pritje spektakolare ndaj Dybalës

Publikuar

-

Nga

Po luhet në Romë, ndeshja mes Lacios dhe Juventusit, e vlefshme për xhiron e 15-të në Serie A. Juventusi i drejtuar nga Sarri kerkon me çdo kusht fitoren, për tu rikthyer përsëri në vendin e parë. Interi u ndal nga Roma ditën e djeshme në barazim, dhe kjo është një mundësi e artë për bardhezinjtë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Sistemi VAR në Superiore, Jareci: Ja çfarë e pengon

Publikuar

-

Nga

Në pritje të vënies në funksion të teknologjisë VAR, shefi i arbitrave pranë FSHF, Sokol Jareci është shprehur se Shqipëria është e gatshme për ta aplikuar por problem mbetet infrastruktura. Në një prononcim për TemA Tv, Sokol Jareci, u shpreh se shumica e stadiumeve shqiptare nuk i plotësojnë kriteret për të aplikuar sistemin VAR. Jareci […]

LEXO TE PLOTE