La Liga
Franca i mbyll derën, shpërthen ylli i Realit/ Më lini të luaj në një kombëtare tjetër

Karim Benzema nuk mund të luajë më me Francën deri në fundin e karrierës së tij si futbollist. Këtë la të nënkuptohet presidenti i Federatës Franceze të Futbollit. Gjithçka lidhet me një skandal seksual të ndodhur në vitin 2015 atje ku sulmuesi i Realit të Madridit ishte protagonist së bashku me Mathieu Valbuena.
E që nga ajo kohë Benzema ka pritur që ngjarja të harrohet dhe t’i jepet një mundësi e dytë. Por sipas Noel le Graet kjo nuk ka për të ndodhur. “Karim Benzema është një lojtar shumë i mirë. Unë kurrë nuk kam dyshuar në cilësitë e tij. Po tregon te Real Madridi se ai është një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Por aventura e tij te Francës ka përfunduar”, tha Graet për “RMC Sport”.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigja e ashpër e Benzemas. Nëpërmjet një reagimi në “Twitter” i kërkon lejen Francës që ta lejojë në një Kombëtare të tjetër, megjithëse kjo bie ndesh me rregullat e FIFA-s: “Nëse mendoni se ka mbaruar, atëherë më lini që të luaj për një nga vendet që kam të drejtë dhe do ta shohim”, ka thënë Benzema, ndërsa origjina e tij lidhet edhe me Algjerinë.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Perez tërheq Realin nga La Liga dhe Championsi?!
E përditshmja spanjolle “Sport”, ka publikuar sot një lajm vërtetë të bujshëm, ku thuhet se Florentino Perez mund të largojë së shpejti Realin nga La...

Njëri më i mirë se tjetri/ Real Madrid shënjestron 3 super lojtarë për sezonin e ri
Sipas “Marca”, Real Madrid është duke monituar 3 super lojtarë me qëllim për t’i transferuar gjatë merkatos së janarit ose atë të verës. I pari...