Connect with Us

Prej 18 vitesh në botën e sportit, shpërthen gazetari: Nuk më akredituan sahanlëpirësit

Sport

Prej 18 vitesh në botën e sportit, shpërthen gazetari: Nuk më akredituan sahanlëpirësit

Publikuar

-

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës. Stadiumi do jetë i tejmbushur, ku përvec tifozëve, do ketë edhe personalitete të ndryshme.

Megjithatë jashtë kanë mbetur gazetarë të sportit, mes tyre edhe Eduard Ilnica, i cili ka mbi 18 vite ne kete fushe.

Ja statusi i tij:

Për zarat dhe sahanlëpirësit në FSHF…

Sonte, në përurimin e stadiumit të ri, do të shohim njerëz nga më të ndryshmit për të qenë në qendër të vëmendjes, normale mendoj në një botë komerciale…

Nuk i hyj me emra përveçëm, secili ka gjetur mikun dhe dëshiron të jetë prezent në këtë eveniment. Është e drejta e gjithkujt dhe një ego mëse normale…

Por të lësh gazetarët e fushës (sportit) jashtë, në një stadium ku numri i gazetarëve është më i lartë se kurrë në vendin tonë, është vërtet për të ardhur keq. Dhe një ndër ta, jam edhe unë…

Prej 18 vitesh gazetar sportiv, madje para se vetë Duka të merrte mandatin e parë, platformën e të cilit për herë të parë e kam botuar në gazetën ku isha i punësuar asokohe. Nuk kam gjë me Dukën në këtë rast (kritikat apo përgëzimet i kam bërë publike me kohë), por me zarat dhe sahanlëpirësit e FSH-së, me njerëzit që merren me akreditimet apo rezervimet.

Ironia e fatit qëndron se në ndeshjen testuese dhe në ndeshjen ndaj Andorrës, këta miushë të akreditojnë (natyrisht kanë bërë detyrën, siç unë kam shkuar për të bërë punën), ndërsa për përballjen me Francën, zarat të thonë “jo”, edhe pse aplikimi është bërë konform rregullave dhe afatave.

Ju them këtyre sahanlëpirësve se, sa orë keni ju në FSHF, unë kam shkrime, kronika, analiza e komente rreth futbollit. I akredituar në stadiume si “Stade de France” (pra Francën e kam parë dy herë atje), në Oslo dhe ndonjë tjetër (nuk po flasim për stadiumet tona), zarat e FSHF-së nuk më akreditojnë në stadiumin e ri…

Të kuptohemi, nuk është çështja thjesht për të hyrë në stadium, sepse asnjë zar nuk më pengon dot, ndeshjen do ta shoh te “Hallexhinjtë”, por ca njerëz bëhen më katolikë se Papa.

Dhe në fund Duka këta njerëz i ka njëpërdorimsh…
Do të vazhdoj misionin tim, brenda, anash stadiumit apo jashtë tij, sepse nuk ka zar dhe sahanlëpirës të më pengojë…FORCA SHQIPËRI!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: