La Liga
E bujshme/ Mbappe dërgon Neymarin te Barcelona

Kylian Mbappe mund të jetë arsyeja që Neymar të rikthehet te Barcelona. Çështja Neymar është e lidhur me Kylian Mbappe, dhe e gjitha kjo për shkak të Fair Play Financiar.
PSG po tenton që të mbajë të dy yjet në skuadër, por duket se kjo do të jetë e pamundur, pasi do të thyheshin rregullat e FFP, shkruan ‘Sport’ dhe në këtë rast parisienët do të rrezikonin shumë.
Kampioni francez gjendet mes dy zjarresh, në njërën anë është Barcelona që kërkon rikthimin e Neymar, në anën tjetër Reali, që është i aftë të bëjë çdo çmenduri për të transferuar Mbappen.
E gjendur në këto kushte, PSG po mendon të rinovojë me Mbappen dhe t’i ofrojë atij të njëjtën rrogë që merr Neymar, 30 milionë euro në sezon, dhe në këtë mënyrë të lërë të lirë yllin brazilian drejt rikthimit në “Camp Nou”. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Perez tërheq Realin nga La Liga dhe Championsi?!
E përditshmja spanjolle “Sport”, ka publikuar sot një lajm vërtetë të bujshëm, ku thuhet se Florentino Perez mund të largojë së shpejti Realin nga La...

Njëri më i mirë se tjetri/ Real Madrid shënjestron 3 super lojtarë për sezonin e ri
Sipas “Marca”, Real Madrid është duke monituar 3 super lojtarë me qëllim për t’i transferuar gjatë merkatos së janarit ose atë të verës. I pari...