Connect with Us

Eliminatore Euro 2020: Italia luan për rekordin historik, 3 ekipe në Grupin D në garë për dy bileta

Sport

Eliminatore Euro 2020: Italia luan për rekordin historik, 3 ekipe në Grupin D në garë për dy bileta

Publikuar

-

Eliminatoret e Kampionatit Europian 2020 do të vijojnë mbrëmjen e sotme, ku tre grupe të tjera do të luajnë edhe ndeshjet e fundit, ndonëse vetëm në grupin D gara për kualifikim është ende e hapur dhe tre skuadra luajnë për dy vende.

Kështu Italia do të presë në shtëpi Armeninë dhe ndonëse gjithçka në grup është vendosur, “të kaltrit” e Roberto Mancinit do të tentojnë suksesin e 10 në po kaq ndeshje eliminatore, duke vendosur një rekord historik për ta.

Po në të njëjtin grup, Greqia do ët presë Finlandën dhe Bosnja do të udhëtojë në Lihtenshtein, sfida këto që kanë rëndësi për të përcaktuar renditjen pas vendit të dytë.

Nuk ka më histori për t’u shkruar as në grupin F, ku Spanja e Suedia kanë siguruar kalimin më tej, ndërsa mbrëmjen e sotme iberikët do të presin në shtëpi Rumaninë dhe nordikët do të përballen me modestët e Ishujve Faroe.

Grupi D është ndër të paktit me llogari ende të hapura, teksa Danimarka, Zvicra dhe Irlanda do të luajnë për dy vendet që do të mund të vazhdojnë më tej në fazën finale të Kampionatit Europian.

Kështu Irlanda do të presë mbrëmjen e sotme Danimarkën kryesuese, por një fitore e britanikëve, do t’i çonte ata automatikisht në Europian, pasi do të barazonin me pikë skandinavët, por janë më të favorizuar me përballjet direkte.

Nga an tjetër, Danimarka mban kreun e grupit me 15 pikë, por që të shmangë surprizat, duhet që të mos humbë mbrëmjen e sotme në Irlandë. Më të lehtë e ka kualifikimin Zvicra, që mjafton të fitojë në transfertën ndaj Gjibraltarit dhe merr biletën për Europianin, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e tjera. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Rama-Buffonit: Juventusi është si fe në Shqipëri dhe ti je si Papa

Publikuar

-

Nga

Gjatë takimit te Ronaldos dhe Buffon me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, kryeministri Rama në fund pati mundësi të bisedonte edhe pak me portierin, teksa i tha se “jam juventin i vjetër”. Portieri bardhezi iu kthye duke i thënë dhe se “e di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiano (qendra e […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion. Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Shumë zhurmë për asgjë, Interi dhe Roma ndahen në paqe/ Juve fërkon duart

Publikuar

-

Roma ka ndalur marshimin e Interit kryesues të Serisë A, duke bllokuar skuadrën e Antonio Contes në një barazim pa gola në “San Siro”. Një ndeshje ku skuadrat kishin mungesa të shumta, të cilave iu shtuan dëmtimet e Santon dhe Candreva, e ku nuk munguan rastet për gol, por askush nuk arriti të tundte rrjetën. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Tërmeti në Shqipëri/ Në kampionatin rumun bëjnë gjestin e madh

Publikuar

-

FCSB (ish Steaua Bucurest) dhe Gaz Metan po përballen mes tyre në Rumani prej orës 19:30. Kjo ndeshje ka nisur me një surprizë për shqiptarët, pasi në fillim të takimit është hapur një pankartë me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë”, në anglisht. Lojtarët e të dyja ekipeve e mbajtën atë dhe pozuan me njëri-tjetrin, në shenjë […]

LEXO TE PLOTE