Seria A
Këtë sezon është ende në gjumë/ Habit sulmuesi: Kur të largohem nga Milani do të kushtoj 70 milionë euro

Edhe pse këtë sezon është ende në gjumë, pasi ka shënuar 3 gola në 12 javë me Milanin në Serie A, dy prej të cilëve nga penalltia, Krzysztof Piatek, nuk e ka humbur besimin në vete dhe shpreson se herën tjetër ku do të transferohet diku, do të kushtojë 60-70 milionë euro.
“Kur kalova nga Genoa tek Milan, gjithçka ndodhi shumë shpejtë, saqë as vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. Tani vlej 38 milionë euro, por herën tjetër kur të transferohem diku, do të ksuhtoj 60-70 milionë euro. Duhet të jem ambicioz dhe të punojë fort për këtë”, tha sulmuesi polak.
Mesa duket, Piatek nuk mendon të qëndrojë gjatë te Milani, por e sheh thjesht si një mundësi e irë për t’u transferuar tek një ekip akoma edhe më i madh. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania