Connect with Us

Në miqësoren Argjentinë-Uruguaj ndodh gjithçka: Sherr, 4 gola dhe spektakël (video)

Sport

Në miqësoren Argjentinë-Uruguaj ndodh gjithçka: Sherr, 4 gola dhe spektakël (video)

Publikuar

-

Argjentina dhe Uruguaj u përballën në një miqësore në Tele-Aviv, ku nuk munguan golat, tensionet dhe spektakli. Në minutën e 33′, ishte Edinson Cavani që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni model dhe super asistit të Suarezit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Edhe pse ishte ndeshje miqësore, nuk munguan as tensionet, siç ishin ato mes Cavanit dhe Messit. Dy yjet u kapën me fjalë mes tyre gjatë lojës, por situata u tensionua në pushimin e ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e Godin dhe bashkëlojtarëve të tjerë të qetësohej situata. Siç duket dhe nga pamjet, Messi i drejtohet Cavanit me fjalët: “Kur të duash!” Kjo për shkak se Cavani i ka thënë fillimisht ylli argjentinas që do të ketë sherr.

Në minutën e 62′, Messi kroson në mënyrë perfekte nga goditja e dënimit dhe Aguero dërgon topin me kokë në rrjetë.

Në minutën e 68′, Suarez “kopjon” Messin dhe dërgon topin në rrjetë nga goditja e dënimit.

Në minutat e fundit, Argjentina barazoi rezultatin 2-2 me Leo Messin, i cili u tregua i saktë nga penalltia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi duhet të shqetësohet, një tjetër ekip i madh futet në garë për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Gjysma e Serie A është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Marash Kumbullës. Ylli i kombëtares sonë ka arritur të shndërrohet në një “fenomen” vetëm në sezonin e parë të tij në elitën e futbollit europian dhe kërkesat drejt mbrojtësit dhe Veronës janë në seri. Së fundmi Reali i Madridit e ka në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Për t’u marrë shembull, ekipi i Vllaznisë shpërndan ndihma për njerëzit në nevojë

Publikuar

-

Nga

Në disa vite të turbullta ku futbolli nuk është ngritur në nivelet që pritet, sporti shkodran është përfaqësuar me mjaft dinjitet nga shumësportëshi, që ka siguruar trofe në nivel kombëtar e paraqitje të mira ndërkombëtare. Pikërisht shumësportëshi shkodran ka qenë ai që është aktivizuar në këto ditë të vështira për të dhënë shembullin e mirë […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldinhon e nxori nga burgu Lionel Messi?

Publikuar

-

Nga

Ronaldinho është larguar nga burgu në Paraguai, për t’u vendosur në arrest shtëpiak. Ylli brazilian qëndroi 32 ditë në burg së bashku me vëllanë e tij, pasi ishin hyrë në Paraguai me pasaportë false. Ronaldinho u lirua me kusht, duke lënë në dorëzani 1.6 milionë dollarë, për t’u vendosur në arrest shtëpiak. Tani në media […]

LEXO TE PLOTE