Sport
Një finale dramatike, Brazili shpallet kampion i botës

Brazili ka mundur Meksikën në një finale dramatike dhe është shpallur Kampion i Botës për U-17. Kombëtarja e “Selecaos” ngriti lart trofeun në kompeticionin e zhvilluar në vendin e saj.
Djemtë brazilianë kanë shkëlqyer në këtë kampionat botëror, edhe pse në finale vuajtën shumë ndaj Meksikës dhe fituan vetëm në fund. Meksikanët kaluan në avantazh në minutën e 66’ me anë të Bryan Gonzalez, në minutën e 83′ brazilianët barazojnë shifrat me Kaio Jorge.
I gjithë stadiumi në këmbë për të mbështetur kombëtaren e tyre dhe në minutën e fundit shtesë vjen goli i avantazhit dhe i fitores së madhe nga Lazaro. Franca mbylli podiumin në këtë botëror, pasi mposhti në finalen e vogël për vendin e tretë 3-1 Holandën. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania