Kombëtare
Strakosha “çmend” italianët: Koha të heqë maskën, kush është në të vërtetë?

Thomas Strakosha vazhdon të jetë një titullar i padiskutueshëm te Lacio dhe vetëm dëmtimet e problemet fizike e mbajnë jashtë portës. Në ndeshjen e fundit në kampionat, portieri shqiptar u kthye në hero për skuadrën e tij duke bërë pritje shpëtimtare aty ku ndali Babakar në dy raste, fillimisht në një goditje me kokë e më pas në një penallti.
Kjo paraqitje, është shumë ndryshe nga disa paraqitje të tjera të portierit kuqezi. Në ndeshjen që mbylli rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, Strakosha gaboi rëndë. Ai doli në kufijtë e zonës dhe gaboi plotësisht duke lejuar Turqinë të shënonte golin e fitores pak minuta para fundit të takimit për t’i dhënë edhe kualifikimin për në turin tjetër.
Ndërkohë, këto paraqitje kanë sjellë reagime edhe në Itali dhe të shumtë tashmë janë skeptikët. “TMË” i ka kushtuar një artikull mëngjesin e sotëm portierit shqiptar dhe titulli ishte shumë i qartë: “Thomas Strakosha, ka ardhur koha që të heqësh maskën”. Kjo i referohet faktit se gardiani shqiptar ndryshon nga ndeshja në ndeshje.
Ata shkruajnë se në Itali, Strakosha nuk ka bërë asnjëherë gabime që mund të konsiderohen gafa por gjithmonë ka bërë paraqitje në të cilat, “mund të bënte edhe më mirë”. Këtu, kujtohen disa gola të shënuar dhe mungesa e reflekseve për të dalë nga porta dhe në rastin më të keq për të grushtuar topin. Nga ana tjetër, kujtojnë edhe pritjet heroike që Strakosha kanë bërë dhe tashmë, të gjithë presin që Strakosha “të heqë maskën” dhe të tregojë se cili është në të vërtetë: Portieri që vendos ndeshjen me pritjet e tij, apo portieri që pëson gola dhe ku mund të bëjë më mirë”. /VipSport.al
Lajme të Rekomanduara:

E mbani mend Elvis Kabashin që refuzoi Shqipërinë? Ja ku ka firmosur kontratën e re
Shtatë skuadra në vetëm 6 vite karrierë si futbollist, shpesh duke qëndruar pak javë e luajtur pak minuta në secilën prej tyre. Kjo ka qenë...

“Boom boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi shkund rrjetën me një gol të bukur
Armando Sadiku rikthehet sërish te goli. Bomberi kuqezi ka shënuar për Malagën ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të La Liga...