Connect with Us

Rikthehet Superiorja, java e 13 luhet në dy ditë

Sport

Rikthehet Superiorja, java e 13 luhet në dy ditë

Publikuar

-

Pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares, në fundjavë do të rikthehet të luhet Kategoria Superiore. Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe axhenda e javës së 13, teksa takimet do të luhen në harkun e dy ditëve, të premten dhe të shtunën. Ata që do të hapin javën e 13 janë kampionët në fuqi të Partizanit.

Të kuqtë do të presin në kryeqytet Laçin, teksa kërkojnë të ruajnë kryesimin e kampionatit, edhe pse përballë do të kenë skuadrën më në formë të Superiores.

Ndërkohë, të shtunën, dy ndeshje do të luhen në orën 13:30. Bëhet fjalë për sfidat mes Kukësit dhe Bylisit e Flamurtarit me Luftëtarin. Sakaq, pasdite në 16:30, Vllaznia pret në Shkodër Teutën, ndërsa Tirana udhëton në transfertën e Korçës, ku përballë do të ketë vendasit e Skënderbeut.

Të premten:

18:00 Partizani- Laçi

Të shtunën:

13:30 Kukësi- Bylis

13:30 Flamurtari- Luftëtari

16:30 Vllaznia- Teuta

16:30 Skënderbeu- Tirana

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Video: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Publikuar

-

Futbolli na ka treguar shpeshherë që është më shumë se një lojë. Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë. Video është publikuar në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Inter-Roma/ Formacionet zyrtare

Publikuar

-

Inter-Roma do të jetë ndeshja e parë e javës së 15-të në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa verdhekuqtë duan të vazhdojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit. Conte ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm pas mungesave të Sensit, Barella, Gagliardinit. Formacionet zyrtare: Roma: Mirante; Santon, Mancini, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Lum Kosova që e ka, Muriqi është bishë/ Shënon golin e radhës për Fenerbahcen

Publikuar

-

Vedat Muriqi nuk di të ndalet. Sulmuesi i Fenderbahce ka shënuar golin e barazimit në sfidën që gjiganti turk po luan në shtëpi ndaj Genclerbirligi. Miqtë shënuan të parët dhe sulmuesi dardan ka bërë detyrën, duke barazuar. Për Muriqin ky është goli i tetë në kampionatin turk me fanellën e Fenerbhace. Sezonin e shkuar ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Kupa e Italisë/ Interi i pafat, buzëqeshin ekipet e tjera të mëdha

Publikuar

-

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Short i pranueshëm për Juventusin, Milanin, Napolin dhe Lazion, teksa Interi i Contes do të ketë kundër një rival të vështirë. Zikaltrit do të luajnë përballë Cagliarit, por i favorizon fakti që ndeshje do të zhvillohet në shtëpi. Fiorentina-Atalanta është një tjetër duel i […]

LEXO TE PLOTE