Sport
Brazili rikthehet te fitorja, spektaktli dhe golat e bukur (video)

Pas disa zhgënjimeve në ndeshjet e fundit, Brazili më në fund është rikthyer te fitorja. Djemtë e tite fituan 3-0 ndaj Koresë së Jugut, miqësore e luajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ishte ylli i Milanit, Lucas Paqueta që zhbllokoi rezultatin duke dërguar topin me kokë në rrjetë në minutën e 8′, pas asistit të Renan Lodi.
Ndërsa në minutën e 35′, Coutinho dyfishoi rezultatin me një supergol nga goditja e dënimit.
Në minutën e 59′ ishte mbrojtësi i Juves, Danilo, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje të fortë me të mjatën.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Tre golat e këtij takimi mund t’i ndiqni në videot më poshtë. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Ergys Kaçe zbarkon në Durrës, do luajë kundër Teutës
“Sport Ekspres”, raporton se është organizuar një ndeshje miqësore mes skuadrës së elitës greke, Larisa dhe elitës në Shqipëri, Teutës. Në ekipin grek luajnë edhe...

Zbulohet rroga e Rrahmanit dhe Kumbullës te Verona, ish-mbrojtësi i Partizanit merr më shumë
Në Itali janë bërë të ditur edhe pagat e futbollistëve, ndërsa tani do të përqendrohemi te Verona. Atje luajnë dy futbollistë me origjinë shqiptare si...