Connect with Us

Golat me kombëtaret, ja dallimi i madh mes Ronaldos dhe Messit/ Portugezi u shënon ekipeve të lodhura, ndërsa argjentinasi…

Sport

Golat me kombëtaret, ja dallimi i madh mes Ronaldos dhe Messit/ Portugezi u shënon ekipeve të lodhura, ndërsa argjentinasi…

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë vite që po dominojnë skenën e futbollit, duke thyer të gjitha rekordet e mundshme. Po rivalizojnë fort me njëri-tjetrin për më të mirin e botës. Jo pa polemika, portugezi dhe argjentinasi kanë fituar nga pesë Topa të Artë.

Sa u përket golave me përfaqësueset respektive, ka një ndryshim të madh në numër në favor të portugezit, por kur llogaritë bëhen me forcën e kundërshtarëve që kanë patur përballë, bilanci është në anën e Messit.

Është e vërtetë që Ronaldo ka shënuar 99 gola me Portugalinë, por vetëm 28 prej tyre (29%) kanë qenë kundër skuadrave që renditen në “top 50” (më të mirat e botës). Në rastin e Messit, 57 nga 70 golat e tij me Argjentinën janë realizuar kundër grupit të skuadrave “top 50”, kështu që efikasiteti i Argjentinasit rritet në 82%.

99 golat e Cristiano Ronaldos u janë shënuar:

7 – Lituanisë.

5 – Andorrës, Armenisë, Letonisë, Luksemburgut, Suedisë.

4 – Estonisë, Ishujve Faroe, Hungarísë, Holandës.

3 – Belgjikës, Danimarkës, Irlandës së Veriut, Rusisë, Spanjës, Suedisë.

2 – Azerbaixhanit, Bosnjë Hercegovinës, Kamerúnit, Qipros, Republikës Çeke, Egjiptit, Kazakistanit, Arabisë Saudite.

1 – Argentinës, Kroacisë, Ekuadorit, Finlandës, Ganës, Greqisë, Islandës, Iranit, Marokut, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Panamasë, Polonisë, Serbisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Uellsit.

70 golat e Lionel Messit u janë shënuar:

5 – Brazilit, Paraguait, Uruguait.

4 – Venezuelës, Ekuadorit.

3 -Kolumbisë, Kilit, Zvicrës, Bolivisë, Nigerisë, Méksikës, Panamasë, Haitit, Guatemalës.

2 – Spanjës, Kroacisë, Algjerisë, Hong Kongut, Nikaraguas.

1 – Francës, Gjermanisë, Portugalisë, Perúsë, Iránit, Shteteve të Bashkuara, Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: