Connect with Us

Igli Tare kapet ngushtë, duhet të largojë nga skuadra shqiptarin në merkaton e janarit

Sport

Igli Tare kapet ngushtë, duhet të largojë nga skuadra shqiptarin në merkaton e janarit

Publikuar

-

Igli Taren e pret një punë e madhe në javët në vijim. Drejtuesi shqiptar i Lacios duhet të mendojë këtë radhë jo për të afruar futbollistë, por për të larguar ata që praktikisht po marrin rrogën pa dhënë kontributin e tyre në klubin bardhekaltër e janë plotësisht jashtë planeve të trajnerit Inzagi.

Një prej tyre është shqiptar dhe ka rezultuar një nga zhgënjimet e merkatos për drejtuesin i cili rrallëherë gabon.

“Corriere Dello Sport” tregon se puna kryesore e Tarës do të jetë të gjejë një sistemim për Tiago Kasasola dhe Djavan Anderson, të dy futbollistë për të cilët nuk ka vend në ekip. Huazim apo shitje ka pak rëndësi për këta futbollistë që janë afruar si emra të perspektivës.

Edhe Xhozef Minala nuk gjen hapësira, as në klubet ku është dhënë huazim e për momentin po stërvitet e luan me ekipin e të rinjve të Lacios, si lojtar jashtë kuote.

Ndërkohë, sapo është kthyer në skuadër nga dëmtimi Riza Durmishi e për të Tare duhet të gjejë sa më parë një blerës. Mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Danimarkën në arenën ndërkombëtare, i kushtoi 7 milionë euro Lacios e deri tani ka rezultuar një investim i gabuar, Tare duhet t’i gjejë një sistemim duke menduar se si të rikuperojë sa më shumë nga kjo shifër e shpenzuar për mbrojtësin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Mourinho feston në fund, Man. United zhgënjen sërish

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, sfida ku golat dhe polemikat nuk munguan. Në “Old Trafford”, Manchester United priti ekipin e Everton, që është aktualisht pa trajner. Blutë nga Liverpool arritën të kalonin të parët në avantazh, me anë të një autogoli nga Lindelof. Dukej se Manchester United do ta humbiste […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Juventusi bën detyrën, Milani ngec në shtëpi

Publikuar

-

Juventus ka mundur 3-1 Udinesen dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Fiorentinës dhe Interit. Protagonisti i sfidës së luajtur në Allianz Stadium ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të, duke u bërë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Buffon i vë të gjithë në rresht, nuk ta besoni sa ndeshje ka luajtur deri më sot

Publikuar

-

Çmenduri! Gigi Buffon po luan ndeshjen e tij te 700 në kampionat në sfidën që Juventusi po zhvillon ndaj Udineses. Legjenda e Italisë ka luajtur me 3 ekipe në karrierën e tij. Ai numëron 515 ndeshje me Juventusin, 168 me Parmën dhe 17 me PSG. Buffon po thyen çdo rekord në Serie A, por dhe […]

LEXO TE PLOTE