Connect with Us

Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë vetën 14 mijë lekë për titull

Kombëtare

Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë vetën 14 mijë lekë për titull

Publikuar

-

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .

Boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë .

Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa muaj stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas kësaj fitoreje, u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund ti ndash me ne?

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam..

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

“Play-Off” Maqedoni-Kosovë, dy presidentët e Federatave bëjnë paktin e papritur

Publikuar

-

Nga

Në muajin mars, Kosova ka mundësinë e artë për të shkuar për herë të parë në Europian dhe përballë do të ketë skuadrën e Maqedonisë së Veriut në “Play Off”. Kosova ka treguar se ka një skuadër mjaft të mirë dhe se fiton edhe kundër ekipeve shumë më të forta në letër e padyshim që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Tifozja e kombëtares bën tatuazhin e ri, kësaj here në vendin intim

Publikuar

-

Nga

Rike Roçi është një nga vajzat më të përfolura në “showbiz”-in shqiptar, njihet ndryshe edhe si tifozja më e zjarrtë e Kombëtares shqiptare, të cilën e ndoqi nga shkallët e stadiumit në “Euro 2016” në Francë. Ajo njihet edhe për format e saj bombastike, ku nuk ngurron të provokojë shpeshherë ndjekësit me foto provokuese. Së […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Atalanta kualifikohet mes 16 më të mirave në Europë, ja si e kanë vlerësuar Berat Gjimshitin

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme është një ditë historike për Atalantën dhe në veçanti për futbollistin e Shqipërisë Berat Gjimshitin. Qendërmbrojtësi arriti të mbronte të paprekur portën e ekipit bergamesk, i cili arriti të shpartallonte në pjesën e dytë ukrainasit e Shakhat Donetskut me rezultatin 0-3. Për paraqitjen e sotme, lojtari kuqezi mori notën 6.5 nga mediat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Edi Reja zgjat kontratën me Shqipërinë, zbulohet objektivi që i ka vendosur FSHF-ja

Publikuar

-

Nga

Edi Reja do të vijojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare. Italiani jo vetëm që ka arritur marrëveshjen me presidentin, por edhe ka hedhur firmën e tij në kontratën e re. Gjithçka është mbyllur, ndërsa tani pritet zyrtarizimi formal, ku tekniku dhe presidenti i FSHF-së do të shtrëngojnë duart përpara mediave. “Balkanweb” mëson nga burime […]

LEXO TE PLOTE