Connect with Us

Krahasimi me sulmin e Partizanit, nuk do e besoni sa ka shënuar Nuabueze

Sport

Krahasimi me sulmin e Partizanit, nuk do e besoni sa ka shënuar Nuabueze

Publikuar

-

Laçi është skuadra e momentit në Kategorinë Superiore, pasi kurbinasit nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu njohin vetëm fitore në katër takimet e fundit. Ndryshimet në stolin drejtues, por edhe shpërthimi i sulmuesit kryesor, Kirjan Nuabueze, ka bërë që Laçi pas javës së 12-të të ndajë vendin e tretë me Tiranën në renditje në kuotën e 19 pikëve, duke qenë tri më pak se Partizani kryesues. 

Të premten bardhezinjtë kanë provën e së vërtetës, pasi në kryeqytet do të përballen me kampionët në fuqi, që janë edhe kryesuesit e kampionatit. Pa dyshim shpresat kryesore laçianët i kanë të varura te sulmuesi nigerian me pasaportë amerikane, Kirjan Nuabueze, ose “Kiri” siç i thërrasin në Laç.

26-vjeçari ka treguar vlera të pamohueshme te kurbinasit, pasi ka shënuar 12 gola në 12 javë kampionat, që i bie me një mesatare 1 gol për ndeshje. Referuar statistikave të këtyre 12 javëve shikohet se “Kiri” shënon gati dyfishin e golave të gjithë repartit sulmues të Partizanit. Të kuqtë kanë një “artileri të rëndë” dhe të bollshme në repartin ofensiv, por deri tani kanë shënuar vetëm tre lojtarë dhe golat e tyre në total janë shtatë, 3 gola Çinari dhe nga dy Asani me Solomon. Ndërsa Nuabueze, i vetëm te Laçi, ka shënuar 12 gola, ose pesë më shumë se gjithë reparti sulmues i Partizanit.

Redon Xhixha me 3 gola dhe braziliani Teko me një, janë sulmuesit e tjerë që kanë shënuar për Laçin. Ndërsa Lushkja, që deri tani ka shënuar 3 gola, është lojtari i vetëm jo sulmues i Laçit që e ka gjetur deri tani rrugën e rrjetës.

Pra, te Laçi deri tani golat janë përqendruar në 4 lojtarë, por kryeson bindshëm Kirjan Nuabueze, që është golashënuesi më i mirë i Superiores pas 12 javësh. Ndërsa te Partizani golat kanë një shtrirje më të madhe, me shtatë lojtarë, duke filluar nga mbrojtja me Belicën e Trashin; Bruno Telushi dhe Uilliam Melo janë mesfushorët golashënues, si dhe tre sulmuesit e lartpërmendur, Çinari, Asani dhe Solomon./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: