Seria A
Një lojtar gjigant/ Interi projekton goditjen të madhe me kosto zero

Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, vazhdon të monitorojë tregun e lojtarëve dhe sidomos ata që janë në përfundim të kontratës. Pas Diego Godinit, i cili u afrua me kosto zero verën e kaluar nga Atletico Madridi, drejtuesi i merkatos së klubit zikaltër ka shënjestruar tashmë një tjetër emër për të përforcuar repartin e prapavijës. Bëhet fjalë për mbrojtësin belg të Tottenham, Jan Vertonghen, të cilit në qershor i përfundon kontrata me “Gjelat e Londrës.
Vertonghen ndiqet edhe nga Juventusi, por sipas medieve italiane, Interi duket më i interesuar për shërbimet e ish-mbrojtësit të Ajaxit. Për momentin, mbrojtësi belg duket shumë larg një marrëveshje për të rinovuar kontratën me anglezët dhe një fakt të tillë kërkojnë ta shfrytëzojnë klubet e interesuara për të.
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Interi prenoton dy futbollistët shqiptarë për merkaton
Pasditen e djeshme në selinë e Interit është zhvilluar një takim merkatoje mes drejtuesve zikaltër dhe Mauricio Setit, presidentit të Veronës. Një takim, siç raportojnë...

Champions League: Atalanta e Gjimshitit bën mrekullinë, City poker golash
Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin C në Champions League. Atalanta e nisi mbrëmjen e sotme në vend të fundit të këtij...