Connect with Us

Zbulohet akordi mes Radasit dhe Takajt për borxhin, ja ç’po ndodh te Skënderbeu

Sport

Zbulohet akordi mes Radasit dhe Takajt për borxhin, ja ç’po ndodh te Skënderbeu

Publikuar

-

Fatet e Skënderbeut dhe Marko Radasit mund të bashkohen sërish. Ishte vetë kroati që e paralajmëroi rikthimin në Korçë, teksa pak ditë më parë, për “Panorama Sport” tha: “Presidenti më ka thënë që jam i mirëpritur. Mund të rikthehem, ndoshta si drejtues apo menaxher”.  Dhe, në fakt, kjo deklaratë e ish-kapitenit nuk është aq rastësore. Gjatë bisedave që ka zhvilluar me Ardjan Takajn, ky i fundit i ka bërë një propozim.

Një projekt, që në fakt nuk dihet se kur mund të vihet në zbatim. Me klubin, që është në pritje të zhvillimeve nga Gjykata Federale, për dënimin e dhënë nga UEFA dhe e lënë në fuqi në KAS, korçarët kanë mbetur në “vendnumëro”. E megjithatë, kjo nuk e pengon presidentin që të bëjë plane për rikthimin e madh, nëse ky pezullim 10- vjeçar do të zhbëhej.

AKORDI – Burime të sigurta për “Panorama Sport” flasin për një pakt të “fshehtë” mes numrit një të bardhekuqve dhe Marko Radasit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kroati mund të rikthehet si bashkëpunëtor i Skënderbeut ose i vetë Takajt (kjo në varësi të vendimit të Gjykatës Federale), duke marrë një pozicion drejtuesi në klub. Ajo që, në fakt, po mendon vetë presidenti i Skënderbeut, është që t’i ofrojë Radasit një pozicion si zbulues talentesh në pjesën e Ballkanit, veçanërisht në vendet sllave.

Dhe duke qenë se terrenin e njeh mirë, nuk do ta kishte assesi të vështirë që ta bënte këtë rol. Varianti i dytë, në rast se ky i pari nuk shkon konkretizohet, është ai i drejtuesit në klub.

Edhe në këtë rast Radas do ta kishte tejet të thjeshtë, pasi e njeh mjaft mirë ambientin, filozofinë e klubit dhe presidentin, me të cilin ka punuar ngushtë prej shumë vitesh. Kjo tregon edhe një herë marrëdhëniet e mira që kroati vijon të ruajë me drejtuesit e Skënderbeut dhe veçanërisht me familjen Takaj edhe pas largimit nga Korça.

 BORXHET – Pjesë e “paketës” së marrëveshjes janë edhe borxhet. Mbrojtësi ka muaj që ka ikur, megjithatë nuk është likuiduar tërësisht prej klubit. Burime jozyrtare thonë se bëhet fjalë për afro 15 mijë euro. Për të shmangur penalitetet, në klub kanë negociuar me lojtarin dhe kanë arritur një marrëveshje.

Drejtuesit korçarë janë zotuar se në janar të gjitha detyrimet financiare do të shlyhen përfundimisht dhe këtë “pakt” e ka pranuar edhe vetë kroati. Duke qenë se kanë gjetur gjuhën e përbashkët në këtë pikë, edhe bardhekuqtë janë shumë herë më të qetë. Një padi në organet e UEFAs apo FIFA-s do ta rëndonte shumë klubin dhe sidomos në këtë gjendje që janë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Video: Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Thumanë

Publikuar

-

Futbolli na ka treguar shpeshherë që është më shumë se një lojë. Dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë. Video është publikuar në Facebook nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Inter-Roma/ Formacionet zyrtare

Publikuar

-

Inter-Roma do të jetë ndeshja e parë e javës së 15-të në Serie A. Zikaltrit duan fitoren për të vazhduar kryesimin, ndërsa verdhekuqtë duan të vazhdojnë ecurinë pozitive të javëve të fundit. Conte ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm pas mungesave të Sensit, Barella, Gagliardinit. Formacionet zyrtare: Roma: Mirante; Santon, Mancini, […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Lum Kosova që e ka, Muriqi është bishë/ Shënon golin e radhës për Fenerbahcen

Publikuar

-

Vedat Muriqi nuk di të ndalet. Sulmuesi i Fenderbahce ka shënuar golin e barazimit në sfidën që gjiganti turk po luan në shtëpi ndaj Genclerbirligi. Miqtë shënuan të parët dhe sulmuesi dardan ka bërë detyrën, duke barazuar. Për Muriqin ky është goli i tetë në kampionatin turk me fanellën e Fenerbhace. Sezonin e shkuar ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Kupa e Italisë/ Interi i pafat, buzëqeshin ekipet e tjera të mëdha

Publikuar

-

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Short i pranueshëm për Juventusin, Milanin, Napolin dhe Lazion, teksa Interi i Contes do të ketë kundër një rival të vështirë. Zikaltrit do të luajnë përballë Cagliarit, por i favorizon fakti që ndeshje do të zhvillohet në shtëpi. Fiorentina-Atalanta është një tjetër duel i […]

LEXO TE PLOTE