Connect with Us

Skënder Gega bëhet me ekip të ri, ja kur do prezantohet

Sport

Skënder Gega bëhet me ekip të ri, ja kur do prezantohet

Publikuar

-

Ish-trajneri i Partizanit, Skënder Gega do të prezantohet ditën e hënë te skuadra jordaneze e Al Ramtha. Lajmi është konfirmuar nga Arsim Thaçi, i cili do të jetë dhe ndihmësi i Gegës në këtë aventurë të re. Në një prononcim për “insportin”, Thaçi, i cili së fundmi ka drejtuar Flamurtarin e Prishtinës, u shpreh:

“Po, kam arritur marrëveshje me klubin Al Ramtha. Skënder Gega do të jetë menaxher teknik, ose ndryshe trajneri i parë,  ndërsa unë jam numri dy i pankinës të Al Ramtha. Të hënë do të prezantohemi para mediave. Arritjen e marrëveshjes e ka bërë të mundur menaxheri i trajnerit të njohur shqiptar, Besnik Hasit, Ilir Halili, por mua fillimisht më ka ftuar Gega që të jem pjesë e stafit të tij”, u shpreh Thaçi.

Mësohet gjithashtu se Gega në stafin e tij do ta ketë edhe trajnerin e portierëve, Florian Ristani, me të cilin ka punuar së bashku te Partizani.

Al Ramtha është klub që militon në elitën e futbollit jordanez dhe është fitues i dy titujve kampionë në vitet 1981-1982. Në këtë sezon Al Ramtha renditet në pozitën e tetë me 23 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme, Messi dhe Ronaldo mund të ishin shokë skuadre te… Barcelona

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Forca Tirona”/ Ja si po e kalon karantinën Gëzim Sinemati

Publikuar

-

Në këtë situatë të vështirë, ku të gjithë njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, opinionisti i njohur, Gëzim Sinemati ka zgjedhur ta “luftojë” Koronavirusin, duke luajtur ping pong në kushtet e shtëpisë. Në tavolinën e impovizuar të ping pongut, bie në sy “rrjeta ndarëse” e dy fushave, për të bërë këtë ndarje është […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Çmenduri/ Neuer braktis Bayern-in, ja destinacioni i ri i super portierit

Publikuar

-

Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern. Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim […]

LEXO TE PLOTE