Seria A
Tmerrohet ylli i Serisë A, tentojnë ta rrëmbejnë në Beograd/ Shpëton për mrekulli

Aleksa Terzic ka kaluar një natë të frikshme. Mbrojtësi i Fiorentinës ndodhej në Beograd për të luajtur ndeshjen e Serbisë U21 kundër moshatarëve të Rusisë. Dy grabitës kishin përgatitur një plan perfekt. Makina e tyre ka goditur makinën e 20-vjeçarit.
Ky i fundit ka dalë jashtë për të kontrolluar dëmet, teksa dy keqbërësit kanë tentuar ta fusin futbollistin në bagazh të makinës. Mediat italiane raportojnë se Terzic ia ka dalë të arratiset pas një përleshje momentale, ndërsa dy personat i kanë marrë makinën BMW dhe janë larguar.
Ngjarja e frikshme ka ndodhur në Beograd. Futbollisti i ekipit viola ka lajmëruar menjëherë policinë, që ia ka dalë të identifikojë dhe arrestojë dy personat e përfshirë në këtë ngjarje. /abcnews.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania