Connect with Us

Vedat Muriqi te Lazio, Igli Tare hedh hapin e radhës

Kombëtare

Vedat Muriqi te Lazio, Igli Tare hedh hapin e radhës

Publikuar

-

Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve me shumë emër në arenën europiane, si Atletiko Madrid apo Totenhem. Sulmuesi ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse me Fenerbahçen, pa harruar edhe ato me Kosovën.

Në këtë formë, vëmendja ndaj tij është maksimale. Ndërkohë, një sy tek 25-vjeçari e ka edhe Lacio. Trajneri Simone Inzagi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, teksa kërkon ta ketë në skuadër prej muajit janar, kohë kur hapet edhe merkato dimërore. Kështu, në lojë tashmë futet drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare.

Shqiptari do të provojë të parakalojë klubet më me emër, ndërsa ofron deri në tetë milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes. Turqit duke njohur interesim e madh për Muriqin kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro. Megjithatë, interesimi i Lacios do të qëndrojë konkret, pavarësisht diferencës mes kërkesës dhe ofertës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“100 zogjtë e pulave kundër një luani”, futbollisti i Kombëtares mbështet Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Mërgim Mavraj ka dalë hapur në mbështeje të Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë të Kosovës, qeveria e të cilit u votua kundër në mocionin e mosbesimit disa ditë më parë. Qendërmbrojtësi ka përdorur një nga shprehjet e shumta të këngëtarit Unikkatili. “100 zogj t’pulave kundër 1 LUANI. Me Albinin”, shkruan Mërgim Mavraj, duke shprehur qartësisht […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Futbolli i gjunjëzuar prej Koronavirusit, Bakaj dhuron spektakël në Bjellorusi

Publikuar

-

Nga

E gjithë bota është ndalur, por jo në Bjellorusi, ku jeta vazhdon normalisht dhe futbolli po ashtu, pavarësisht kërcënimit të koronavirusit. Bjellorusët kanë vendosur që të injorojnë rrezikun dhe vazhdojnë jetën normalisht sipas planit të tyre, ku përfshihet edhe futbolli. Ndaj Elis Bakaj ka zbritur përsëri sot në fushën e lojës me Dinamo Brest, për […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kamberi bën falenderimin special dhe largohet nga Skocia

Publikuar

-

Florian Kamberi është kthyer në një kohë shumë të shkurtër në një nga emrat më të vlerësuar në radhët e e Rejnxhërs, me tifozët e kësaj skuadre që duan që ai të qëndrojë edhe në vitin e ardhshëm. Ndaj edhe klubi skocez nuk ka ngurruar që të caktojë pikërisht sulmuesin që ka vendosur të luajë […]

LEXO TE PLOTE