Connect with Us

Demi dhe Halili: Derbi Partizani-Tirana të luhet në “Air Albania Stadium”

Sport

Demi dhe Halili: Derbi Partizani-Tirana të luhet në “Air Albania Stadium”

Publikuar

-

Partizani dhe Tirana do të përballen së bashku në javën e 14-të të Kategorisë Superiore, në derbin e zjarrtë të kryeqytetit. Një përballje emocionuese, që ka dhuruar gjithmonë spektakël në tribuna. Gjasaj janë të mëdha që kësaj here, kjo supersfidë të zhvillohet në impiantin modern “Air Albania”, që u inaugurua para disa ditësh në përballjen Shqipëri-Francë

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe 2 presidentët e klubeve të kryeqytetit, Gazmend Demi dhe Refik Halili. Në një prononcim për “RTSH”, të pyetur në lidhje me mundësitë e zhvillimit të derbit në stadiumin e ri, “Air Albania”, Demi dhe Halili u shprehën:

GAZMEND DEMI:

“Mendoj dhe besoj se gjithmonë derbi e ka ndezur edhe stadiumin e mëparshëm “Qemal Stafa”. Edhe sikur fusha e “Selman Stërmasit” të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet në “Air Albania”. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje.

Për sa i përket ditës së zhvillimit të ndeshjes, nuk e vendos unë. Normalisht të diskutojnë drejtuesit tonë meqë jemi organizatorë, të jetë dakord edhe Tirana. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u bërë në fundjavë. Por edhe nëse bëhet të mërkurën, ndeshja është në darkë e nuk është problem. Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat  janë rivalizuese për titull. Për mua  të jetë “Fair Play”, kuptohet që dëshirë kam të fitojë  ekipi im”, u shpreh Demi.

REFIK HALILI:

“Për mua derbi i kryeqytetit është derbi më i bukur në botë, kështu që mendoj se stadiumi “Air Albania”, do t’i shkojë shumë për shtat dhe do të jetë një gjë shumë e mirë dhe që ai të zhvillohet në atë stadium. Unë besoj se do të zhvillohet aty. Në “Selman Stërmasi” fusha nuk është në gjendje të keqe, por për rëndësinë që ka derbi dhe kërkesës që është shumë më e madhe nga tifozeria për të qenë e pranishme, pse të mos zhvillohet në atë stadium.

Nëse është e mundur, do të isha dakord që të ishte në një ditë pushimi dhe jo të mërkurë, ku t mund të ketë më shumë të pranishëm në stadium.  Dua të flas për ndeshjet e radhës dhe si e tillë do t’i vijë radha edhe ndeshjes me Partizanin, shpresojmë të bëjmë kthesën”, u shpreh Halili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: