Connect with Us

E bujshme/ Kombëtarja e madhe mund të skualifikohet nga Euro 2020, ja çfarë ka ndodhur

Sport

E bujshme/ Kombëtarja e madhe mund të skualifikohet nga Euro 2020, ja çfarë ka ndodhur

Publikuar

-

Rusia është një nga 20 kombëtaret që ka prerë biletën për në Euro 2020, pasi u rendit e dyta në grupin e saj kualifikues, pas Belgjikës, por sipas disa lajmeve dhe informacioneve të fundit, rusët mund të skualifikohen nga ky kompeticion.

Ekziston mundësia që Rusia të dëbohet nga Kampionati Europian 2020 dhe Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në të njëjtën kohë, për shkak të skandalit të dopingut. Agjensia Botërore për Anti-Doping do të takohet më 9 dhjetor për të marrë në konsideratë rekomandimin e një organi të pavarur, i cili gjeti shumë parregullsi në paraqitjet e sportistëve rusë që prej vitit 2012 deri në vitin 2015.

Sportistë të ndryshëm nga Rusia janë skualifikuar nga gara të ndryshme botërore në sportet e tyre respektive, si në not, atletikë etj. Në rast se merret ky vendim, e gjithë çështja do t’i takojë Gjykatës së Arbitrazhit sportiv në Lozanë (CAS-i), e cila më pas do të vendosë nëse rusët mund të marrin pjesë në këto dy evenimente sportive (Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike).

Në rast se Rusia do të skualifikohet nga Euro 2020, do të jetë Skocia ajo që do ta zëvendësojë, pasi u rendit e treta në grupin eliminator ku bënte pjesë edhe Rusia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: