Sport
E zbulojnë legjendat/ Ja si përgjigjej Ronaldo kur i thoshin se Messi është më i mirë se ai

Peter Crouch, Harry Redknapp dhe Martin Keown janë takuar në Londër me rastin e eventit të “Sportsmail”, “A Pint with Piers”, për të folur mbi futbollin. Në biseda, natyrisht, të tre debatuesit janë pyetur se cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi. Në moment, Crouch, ish-sulmues i Anglisë (2005-2010), zbuloi përgjigjen e vetë yllit portugez, që ua ktheu shokëve të tij te Manchester United, kur e ngacmuan duke i thënë se argjentinasi ishte më i mirë se ai: “E bëmë plan me disa prej lojtarëve të Manchester United dhe vendosëm t’i thonim Ronaldos se Messi ishte më i mirë se ai, për ta provokuar e mësuar përgjigjen. Dhe ai tha: Po, por Messi nuk duket ky”.
Redknapp, nga ana tjetër, anoi qartësisht nga më i miri: “Unë jam për Ronaldo, ai qëndron mbi Messi. I dua të dy, por jam për Ronaldo. Aty është edhe Maradona, Pele… George Best ishte një gjeni. Unë jam një admirues i madh i George Best, por kur shikon Ronaldo, atë që ka bërë në skenën botërore… Ai ka fituar gjithçka dhe është thjesht mahnitës”. Crouch iu përgjigj: “Unë admiroj mentalitetin dhe vendosmërinë tuaj. Por, nëse po flisni për futbollistë të talentuar, nuk ka asnjë krahasim me Messi”.
Keown shtoi: “Unë jam për Messi. Për shkak të mënyrës si luan dhe “fantazmave” të lojtarëve të mëparshëm, mendoj se Messi do ta konfirmojë veten edhe tani, pak si Ryan Giggs në fund të karrierës së tij. Unë nuk mendoj se Ronaldo mund ta bëjë këtë”. Por, Redknapp vazhdoi ta mbronte portugezin: “Ronaldo është një profesionist i jashtëzakonshëm. Thonë se ai largohet i fundit nga stërvitja çdo ditë. Edhe unë mendoja se Messi bënte të njëjtën gjë, por takova dy trajnerë, që kanë punuat te Barcelona me të. Ata më thanë se ishte një makth për Guardiolën, se nuk stërvitej shumë, se godiste dy topa dhe largoej. Nuk mund ta besoja”. /Telesport.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjarje e rëndë/ Po udhëtonte me 200 km/h, futbollisti i Luftëtarit humb jetën në aksident
Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër –...

Vazhdojnë punimet, ja si duket sot stadiumi i ri i Kukësit
Prej dy sezonesh Kukësi, nuk ka një stadium të vetin dhe është detyruar të luajë në impiante të ndryshme. Punimet në “Zeqir Ymeri” po ecin...