Connect with Us

Hetohet për mashtrim, Ferrari në telashe

Të tjera

Hetohet për mashtrim, Ferrari në telashe

Publikuar

-

Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Ferrari përfshihet tani në valën e një skandali mashtrimi që, nëse do të faktohet si i tillë, do të ketë pasoja në imazhin dhe sezonin e një prej ekipeve ikonike të Formula 1.

FIA ka nisur një hetim për sistemin e furnizimit të makinave të lincencuara për të garuar, madje ka sekuestruar për analiza edhe disa pjesë të dyshimta, përmes komisarëve të saj, pjesë të përdorura në garën e fundit në Brazil.

Sistemet e furnizimit do të analizohen në laboratorët e FIA-s, pasi dyshohet se janë modifikuar dhe janë përdorur për të avantazhuar pilotë në krahasim me protagonistë e tjerë në cirkuit. Edhe pse nuk ka patur asnjë ankesë zyrtare, disa ekipe të Formula 1 kanë ngritur dyshime sesi Ferrari arrin një shpejtësi jashtë logjikës në vijë të drejtë, diçka që nuk e kishte para pauzës së verës.

I vetmi që ka zbritur në skenë me akuza direkte për mashtrim është Maks Verstapen, si për ironi të fatit një prej pilotëve që synon të përfshihet në projektin e ardhshëm të Ferrarit. Dy pilotët e skuadrës italiane e nisën në pozicione të mira garën e Brazilit, por asnjë prej tyre nuk arriti ta përfundonte, pasi u përplasën me njëri-tjetrin. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Video e javës/ Veprimi i tenistit me bananen bëhet viral, ja arsyeja

Publikuar

-

Edicioni i këtij viti në Australian Open është i përfshirë nga shumë turbullnaja, kjo për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin. Por pavarësisht kësaj, lojtarët e Grand Slamit të parë të këtij viti po përpiqen të garojnë në kushte vërtetë sfiduese. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve këtë fundjavë ishte një reagim i […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sheh për herë të parë nga afër idhullin e tij/ Video: Tifozi i vogël ia plas të qarit

Publikuar

-

Një tifoz i vogël basketbolli është xhiruar nga prindërit në momentin kur shikon për herë të parë nga afër idhullin e tij, LeBron James. 13-vjeçari Liam Burgin shihet duke qarë me dënesë pasi shikon në parket yllin e Los Angeles Lakers, gjatë ndeshjes kundër Denver Nuggets. Tifozi i vogël ndjek shumë basketboll dhe ka vite […]

LEXO TE PLOTE

Sport

FOTO/ E dashura i bën dedikim romantik yllit të Juventusit

Publikuar

-

Nga

Paulo Dybala vijon të jetë në një formë të shkëlqyer në fushën e lojës dhe si rrjedhojë ka marrë si shpërblim një vend titullari në formacionin e Juventusit, ndërsa po kaq mirë po i shkojnë punët edhe në aspektin privat. Kështu ylli argjentinas ka marrë një dedikim mjaft romantik në rrjetet sociale, nga ana e […]

LEXO TE PLOTE