Connect with Us

Në Korçë e thërrasin “Olainka”, Ndeki i habit të gjithë me deklaratën e tij

Sport

Në Korçë e thërrasin “Olainka”, Ndeki i habit të gjithë me deklaratën e tij

Publikuar

-

Zhan Ndeki duket se është njeriu i momentit te Skënderbeu. Vetëm pak ndeshje mjaftuan që senegalezi të fitojë zemrat e tifozërisë korçare, për të qenë një nga beniaminët e rinj të saj.

Historia e tij është mjaft e çuditshme, pasi Ndeki erdhi me bujë në Korçë nga Fortuna Dyseldorf dhe të gjithë prisnin një lojtar që do të bënte diferencën, por menjëherë përfundoi jashtë grupit të Skënderbeut, për shkak se nuk po tregonte asgjë nga aftësitë e tij.

Mjaftoi një ndeshje Kupe me Devollin, që lojtari të tregonte potencialin e tij dhe prej asaj kohe është kthyer në një titullar stabël te Skënderbeu. Në një rrëfim për “Panorama Sport”, Ndeki tregon sekretet e tij dhe vështirësitë e fillimit te Skënderbeu.

Ndeki, si ndiheni te Skënderbeu pas kaq kohësh? 

Të them të drejtën, ambienti më ka pëlqyer që në momentin e parë dhe menjëherë jam ndier pjesë e ekipit. Kjo, edhe për faktin se kam mjaft lojtarë, me të cilët kam krijuar  lidhje të veçanta, veçanërisht me “koloninë” afrikane që është te ky ekip.

Duket se aventura këtu nisi me probleme për ju. Çfarë ndodhi? 

Po, ka pasur një moment jo të mirë, që sigurisht jam munduar ta kaloj me përqendrim maksimal dhe besim në vete. Mungesa e ambientimit të shpejtë bëri që unë të mos isha i përfshirë në ekip për disa javë. Kjo, edhe si pasojë e ndryshimit të mënyrës së lojës dhe ambienti i ndryshëm nga ai që kisha lënë në Gjermani. Gjithçka u zgjidh shumë shpejt, pasi shokët më ndihmuan të isha pjesë e grupit dhe trajneri më besoi në një ndeshje Kupe fillimisht. Nga aty është gjithçka tjetër histori.

E keni vënë re se jeni kthyer në të pëlqyerin e tifozëve?

Po, është e vërtetë. E kam ndier afeksionin dhe ngrohtësinë e tyre. Ka ndodhur në ndeshjen e dytë apo të tretë që unë luaja si titullar. Shokët më thanë se më krahasonin me Olainkën, një futbollist i cili ka bërë shumë këtu dhe tani e dimë të gjithë se kush është. Kjo më bën akoma më të vetëdijshëm për të punuar dhe për të qenë gjithmonë në maksimumin tim.

Erdhët si një mbrojtës i djathtë dhe po luani në linjën ofensive. Si ju duket ky pozicion?

Po, është e vërtetë. Kam shumë ndeshje si mbrojtës, por nuk është një risi për mua edhe ky pozicion. Personalisht them se jam një lojtar që mbuloj të gjithë linjën e djathtë dhe mundohem të bëj gjithkund më të mirën. E kam bërë edhe më herët dhe besoj se funksionon mirë përderisa edhe trajnerit i pëlqen mënyra e lojës. Këtu kam më shumë detyra, jo vetëm sulmuese, por edhe mbrojtëse në shumë raste. Kjo bën që të jem i kudondodhur në këtë krah të fushës.

Nga Dyseldorfi te Skënderbeu, ku ndryshojnë dhe ku afrojnë këto ekipe? 

Për sa i përket futbollit në Gjermani, është më i shpejtë dhe shumë më konkret se këtu. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se bëhet fjalë për një vend që është shumë para në futboll. Investimet në terrene janë shumë më të mëdha dhe kjo është diçka që të favorizon. Ndërsa te Skënderbeu është tjetër histori. Vij në një ekip që njihet, që ka bërë shumë në futbollin shqiptar dhe në Europë. Po kalon moment të vështirë, por që shpresojmë të kalojë shpejt.

Afër është ndeshja me Tiranën. Si e shikoni këtë takim?

Është një ndeshje e vështirë dhe trajneri një gjë të tillë na e ka thënë që ditën e parë të përgatitjeve. Ne vijmë nga një fitore dhe normalisht moralin e kemi të lartë. Kjo periudhë pushimi na dha mundësinë që të punojmë më shumë dhe më mirë për këtë gjë, prandaj ja ku jemi. Të përqendruar për të marrë maksimumin përballë tifozëve tanë.

 Sa mundësi ka Skënderbeu për t’u renditur në pjesën e sipërme të klasifikimit?

Pavarësisht se ndodhemi në vendin e shtatë, unë dua të them se jemi një ekip që ka cilësi dhe mund të bëjmë shumë më mirë. Kemi mundësi të ecim përpara dhe të tregojmë forcën tonë. Do të duhet vetëm pak më shumë përqendrim. Kampionati është i gjatë dhe mund të bëjmë shumë më mirë se tani. Diferenca me vendet e para është e paktë dhe kjo të jep shpresën për t’u ngjitur më shumë në klasifikim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: