Connect with Us

Ronaldo lihet jashtë për ndeshjen e radhës/ Sarri: Nuk kemi çfarë të sqarojmë

Seria A

Ronaldo lihet jashtë për ndeshjen e radhës/ Sarri: Nuk kemi çfarë të sqarojmë

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo praktikisht humb ndeshjen me Atalantën në Bergamo. Trajneri i Juvebtusit, Maurizio Sarri, deklaroi se ekziston vetë, 1 për qind mundësi që CR7 të jetë në gjendje për të luajtur kundër Berat Gjimshitit me shokë.

Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit. Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Mdridit.

“Mes meje dhe tij, – shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp, – nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë.”

E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi.

“Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Gattuso e nis me humbje te Napoli/ Dy mbrojtësit e Shqipërisë ngrohin stolin

Publikuar

-

Gennaro Gattuso e ka nisur me humbje aventurën te Napoli, që u mund 1-2 në “San Paolo” nga Parma. Miqtë shënuan që në fillim me Kulusevski në minutën e 4′, pas gafës së Koulibaly. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 64′ me golin e Milik. Polaku dërgoi topin në rrjetë pas një asisti shumë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Franck Ribery është shumë i pafat, zbulohet se kur do të rikthehet në fushë pas dëmtimit të rëndë

Publikuar

-

Në momentin që Franck Ribery po arrinte formën e duhur te Fiorentina, i ndodhi më e keqja. Dëmtimi i para dy javëve kundër Lecces ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej për yllin francez. 36-vjeçari duhej t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale pasi ndjente dhimbje të mëdha në kavilje. Operacioni është kryer me sukses gjatë […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: 100 milionëshi i Napolit lë nam me gafën e tij/ Hysaj e sheh nga stoli

Publikuar

-

Napoli është duke u mundur në “San Paolo” nga Parma 0-1, për javën e 16-të të Serisë A. Miqtë gjetën golin që në minutën e 4′, ku Kulusevski përfitoi nga një gabim trashabik i Koulibaly, mbrojtësit që vlerësohet mbi 100 milionë euro nga Napoli dhe dërgoi topin ën rrjetë. Kjo është ndeshja e parë e […]

LEXO TE PLOTE