Seria A
Interi i Contes është super, fiton në Torino dhe nuk i ndahet Juves

Interi ka marrë një fitore të madhe 0-3 në transfertë ndaj Torinos për javën e 13-të të Serisë A. Një ndeshje e shkëlqyer nga djemtë e Contes, të cilët bindën në lojë dhe rezultat. Golat u shënuan nga Martinez 11′, De Vrij 32′ dhe Lukaku 55′.
Pas kësaj fitoreje, Interi ndjek pas Juventusin me 34 pikë, një më pak se bardhezinjtë. Torino renditet në vendin e 12-të me 14 pikë. Tre golat e ziklatërve në këtë takim mund t’i ndiqni më poshtë. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania