Connect with Us

Champions: Fitore e madhe për Interin, kualifikohet Barça/ Liverpooli dhe Napoli ndahen në barazim

Sport

Champions: Fitore e madhe për Interin, kualifikohet Barça/ Liverpooli dhe Napoli ndahen në barazim

Publikuar

-

Barcelona rikthehet te fitorja në UEFA Champions League. Katalanasit mposhtën 3-1 Borussia Dortmund, duke hedhur pas krahëve barazimin 0-0 ndaj Slavia Prague.

Golat e Suarez, Messi dhe Griezmann i dhanë fitoren që i ngjit në krye të grupit F me 11 pikë. Pas kësaj fitoreje, kampionët e La Liga bëhen skuadra e parë që kualifikohet më tej nga ky grup. Fitore me “poker” golash mori Inter.

Rivalët e ardhshëm të Barcelonës kaluan 3-1 Slavia Prague dhe tani marrin vendin e dytë në grup me 7 pikë. Sërish vendosen dy bomberat zikaltër, me Martinez që shënoi dopietë, teksa Lukaku kompletoi fitoren e italianëve.

Pas 5 takimeve të para, Barcelona numëron 11 pikë, ndjekur nga Inter e Dortmund me 7 dhe Slavia Prague me 2 pikë.

Në takimet tjera, kampionët në fuqi të Europës, Liverpool ngeci në barazim 1-1 ndaj Napolit. Me këtë barazim, “The Reds” mban vendin e parë me 10 pikë, ndjekur nga Napoli me 9 të tilla.

Salzburg, rivali i radhës për Liverpool merr fitore të rëndësishme ndaj Genk dhe shpreson kualifikimin. Me këtë fitore, austriakët numërojnë 7 pikë dhe një fitore ndaj Liverpool do të komplikonte gjithçka në grup.

Fitore të pastër mori Ajax. Holandezët kaluan 2-0 Lille, teksa sfida mes Leipzig dhe Benfica u mbyll në barazim 2-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: