Connect with Us

Lewandowski është madhështor, rekord i jashtëzakonshëm në Champions

BundesLiga

Lewandowski është madhështor, rekord i jashtëzakonshëm në Champions

Publikuar

-

Robert Lewandovski po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi një poker golash në fitoren 0-6 përballë Crvena Zvezdës në Champions League mbrëmjen e kaluar. Të katërt golat u shënuan brenda 15 minutave.

Pokeri i realizuar kundër ekipit serb e fut në histori polakun, sepse bëhet i vetmi lojtar që ia del të shënojë dy herë nga katër gola me dy ekipe të ndryshme në kompeticionin e më të fortëve. Të parin e kishte realizuar me Borussia Dortmund në fitoren e paharrueshme 4-1 të prillit të vitit 2013 kundër Real Madrid.

Sulmuesi ka arritur në shifrën e 31 golave sezonalë mes klubit dhe kombëtares dhe jemi ende në nëntor. Rekordi absolut i golave të shënuar në një sezon i përket Leo Messit. “Pleshti” zhvilloi një sezon fenomenal me Barcelonën në sezonin 2011/2012 gjatë të cilit shënoi 82 gola.

Edhe rekordi i golave të shënuar gjatë një viti kalendarik i përket yllit argjentinas. Messi e mbylli me 91 gola të shënuar vitin 2012, duke parakaluar brazilianin Pele (75 gola në vitin 1975) dhe Gerd Muller (85 gola në vitin 1972). Shifra të frikshme të cilat Lewandovski do të bëjë të pamundurën për t’i arritur. Mos të harrojmë se jemi ende në nëntor dhe bomberi i klubit bavarez po arrin të dërgojë në rrjetë çdo top i i pasojnë… /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zyrtare/ Bayerni firmos me trajnerin e ri deri në vitin 2023

Publikuar

-

Nga

Nuk ka dyshime, Hansi Flick do të jetë trajneri i Bayernit edhe në vazhdim. Tekniku gjerman ka firmosur kontratë si trajner i parë i Bayern deri në vitin 2023. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi bavarez para pak minutash. 55-vjeçari ka fituar besimin e drejtuesve dhe tashmë është zyrtarisht timonier i gjigatëve gjermanë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

UEFA vendos përfundimisht datën kur duhet të kenë përfunduar të gjitha kampionatet

Publikuar

-

Nga

Synimi nga ana e UEFA-s është i qartë. Kampionatet kombëtarë duhen përfunduar, ndërsa dy kompeticionet europiane, Liga e Kampionëve dhe Europa League, do të shqyrtohen në një tjetër moment, atëherë kur edhe udhëtimet e klubeve të jenë të sigurta. Sakaq, në mbledhjen e djeshme, duket se është vendosur edhe një datë limit për përfundimin e […]

LEXO TE PLOTE