Connect with Us

Bonucci zbulon ekipin që nuk do të përballet në Champions League

Seria A

Bonucci zbulon ekipin që nuk do të përballet në Champions League

Publikuar

-

Giorgio Chiellini vazhdon rikuperimin nga dëmtimi dhe gjatë kësaj kohe shiritin e kapitenit te Juventusi e ka mbajtur Leonardo Bonucci. 32-vjeçari ka publikuar librin e tij “Miku im Leo” dhe gjatë eventit është ndalur te disa tema. Qendërmbrojtësi komenton ecurinë në Champions, kundërshtarin që dëshiron të evitojë, rritjen e Interit dhe e mbyll me një koment për Cristiano Ronaldon.

“Udhëtimi ynë në Champions mund të jetë dukur i thjeshtë, por nuk është kurrë i tillë. Arritëm objektivin e kualifikimit dhe po mendojmë për kampionatin. Në raundin tjetër dua të evitoj Tottenhamin. Ndryshimi në pankinë i ka bërë të rrezikshëm dhe Mourinho arrin gjithmonë të japë diçka më shumë.

“Inter? E dija se zikaltrit do të riktheheshin në krye në Itali dhe Europë, por mendjen e kam te skuadra ime. Duam të japim maksimumin dhe t’i shkojmë deri në fund të gjithë kompeticioneve ku marrim pjesë, me qëllim ngritjen e trofeve.

Kemi biseduar të gjithë me Ronaldon. Kur një lojtar nuk është në formën më të mirë, është gjithmonë një lojtar tjetër gati për ta zëvendësuar. Kjo është ajo që ka rëndësi në një grup. Gjithsesi, rëndësi ka që të arrijmë formën maksimale në muajin mars dhe në vazhdim“, përfundon kapiteni i Juventusit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: