Connect with Us

E ofenduan në Champions, shpërthen ylli i Interit/ Ja çfarë i kërkon UEFA-s

Seria A

E ofenduan në Champions, shpërthen ylli i Interit/ Ja çfarë i kërkon UEFA-s

Publikuar

-

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku i dhuruan një fitore shumë të rëndësishme Interit mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Antonio Contes mposhti 1-3 Slavia Prague në Çeki dhe tani i mjafton një fitore në “San Siro” përballë Barcelonës për t’u kualifikuar më tej në Champions League.

Argjentinasi shënoi dy gola, ndërsa bomberi belg shënoi golin tjetër dhe i dhuroi kolegut të repartit dy asiste. Racizmi nuk mungoi në këtë përballje dhe Lukaku ishte “objektivi” i tifozëve çekë. Sulmuesi i Interit tregon gjithçka ndodhi në një prononcim për Esporte Interativo dhe i bën thirrje UEFA-s të ndërhyjë.

“Gjatë ndeshjes pati dy raste kur tifozët kryen kore raciste kundrejt meje. Kjo nuk është një gjë e mirë, jemi në vitin 2019 dhe ka shumë lojtarë nga kombësi të ndryshme nëpër skuadra. Këta tifozë po sillen keq dhe janë një shembull negativ për fëmijët e vegjël. Shpresoj që UEFA të bëjë diçka, sepse i gjithë stadiumi u soll në atë mënyrë pas golit të parë të Lautaros. Do të reagoj nëse dëgjoj përsëri kore raciste në të ardhmen“, përfundon sulmuesi i ekipit zikaltër.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: