La Liga
Çmenduri/ Ky është lojtari i Realit që kushton plot 750 milionë euro

Duke parë formën e jashtëzakonshme që ka treguar këtë sezon, Reali nuk ka humbur kohë dhe ka rinovuar deri në vitin 2025 me Federico Valverden. 21-vjeçari ka bindur Zidane dhe Perez, ndaj për t’i shprehur besimin ndaj tij, klubi madrilen ka vendosur t’i rinovojë kontratën.
Klauzola e vendosur në kontratën e re për yllin uruguajan është e frikshme, plot 750 milionë euro. Valverde po kthehet pak nga pak në një titullar të përhershëm te madrilenët dhe duke mos dashur që ta humbin, drejtuesit e “Los Blancos” i kanë vendosur këtë klauzolë. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania