Connect with Us

E bujshme/ FIFA përjashton përjetë brazilianin

Sport

E bujshme/ FIFA përjashton përjetë brazilianin

Publikuar

-

Marrja e rryshfetit i ka kushtuar shtrenjtë zyrtarit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira, i cili është ndaluar përjetësisht nga të gjithë aktivitetet sportive.

Vendimi është marrë nga Federata Botërore e Futbollit, me FIFA-n që ka vendosur përjashtimin përjetë të Teixeira. Në vendimin e FIFA-s thuhet se Teixeira është shpallur fajtor për marrjen e ryshfeteve lidhur me kontratat komerciale për garat e Amerikës së Jugut nga viti 2006-2012.

Ai u gjobit me 1 milion franga zvicerane (1 milion dollarë), por nuk është e qartë se si FIFA mund ta zbatojë pagesën. Gjykimi për të nisi 4 vite më parë, me Teixeira që u padit nga autoritetet federale të SHBA-së me akuzën për zhvatje, mashtrim dhe pastrim parash. Ai ka shmangur ekstradimin në SHBA.

Teixeira është ish-dhëndri i ish presidentit të FIFA-s, Joao Havelange ndërsa ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për gati dy dekada derisa dha dorëheqje në vitin 2012, duke përmendur arsyet shëndetësore.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: