La Liga
Interi planifikon një transferim surprizë, 50 milionë euro për yllin e Realit që ka luajtur vetëm 9 ndeshje

Interi ka filluar që tani të lëvizë për merkaton e janarit. “La Repubblica” shkruan se zikaltrit duan me çdo kush të transferojnë në merkaton e janarit James Rodriguez. Kolumbiani nuk ka gjetur hapësirë te Reali pas huazimit 2-vjeçar te Bayerni, ndaj dhe largimi i tij në merkaton e janarit duket i sigurt.
Gjatë merkatos së verës, Napoli ishte shumë afër kolumbiani, por në fund ai zgjodhi të qëndronte te Reali me shpresën për një vend titullari, por deri tani ka luajtur vetëm 9 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Edhe pse nuk është në planet e Zidane, Reali nuk e lë të lirë pa 50 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që Interi të kërkoi huazimin e tij deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania