Sport
Shokon kampioni i botës/ Neymar? Po i bën m**** të gjithëve te PSG-ja

Neymar ka qenë shumë afër largimit nga PSG verën e kaluar, por në fund ka qëndruar. Gjithsesi, gjërat mes tij dhe klubit nuk janë përmirësuar.
Braziliani ka zemëruar trajnerin Tuchel për sjelljen e tij gjatë ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve. O’Ney, në fakt, ka shkuar të shikojë Kupën Davis në Madrid te shoku Gerard Pique dhe nuk ka punuar me skuadrën.
Sfida mes Real Madrid dhe PSG-së ka qenë një rast për ta parë përsëri në fushë sulmuesin në atë Spanjë që i mungon shumë. Megjithatë, paraqitja e tij ka qenë zhgënjyese dhe është pasuar nga kritikat e ashpra të Emmanuel Petit, kampion bote me Francën në 1998.
“Luan për vete dhe vetëm për vete. Provoni ta vendosni veten në vendin e shokëve të tij të skuadrës që janë të detyruar të bashkëjetojnë me tekat e këtij tipit, i cili i bën mutin në kokë klubit dhe të gjithë pjesëtarëve të tij… Nuk ka respekt”, ka thënë Petit për RMC Sport.
Ish-kampioni i botës ka folur për ish-yjet me të cilët ka luajtur në karrierën e tij për të shpjeguar më mirë se cilat janë arsyet që e shtyjnë të kritikojë futbollistin brazilian.
Petit e ka krahasuar situatën Neymar-PSG me atë të jetuar personalisht te Franca, kur ishin Zidane dhe Djorkaeff: “E dinim se ishin në gjendje ta fitonin një ndeshje të vetëm, kështu që e pranonim neglizhencën e tyre në aspektin taktik”.
“Bënim punën mbrojtëse që duhej të bënin ata, por e dinim se mund ta fitonim ndeshjen falë një magjie të tyren. Por ky nuk është rasti i Neymar”.
Braziliani është kthyer pas një dëmtimi në kofshë dhe ka luajtur vetëm një pjesë loje kundër Real-it në Bernabeu (e vetmja ndeshje që ka luajtur në këtë Champions). /Telesport.al