Seria A
Juventusi nuk është në “vete”, gati për transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit

Sipas medieve italiane, Juventusi ka filluar që tani bisedimet me Man. United për të sjellë në Torino në merkaton e janarit Paul Pogban. Gjatë merkatos së verës, Reali ishte shumë pranë transferimit të yllit francez, por në fund ai zgjodhi të qëndonte në “Old Trafford”.
Por, duke parë situatën aspak të mirë të këtij sezoni, Pogba ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchesteri, ndaj dhe Juventusi ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.
“Tuttosport”, media e afërt me Juventusin, pretendon se kampionët e Serisë A janë gati të paguajnë deri në 120 milionë euro për Pogban, gjë që do a bënte atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e bardhezinjve. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania