Connect with Us

Lojtarit të Teutës i shkatërrohet shtëpia, ja deklarata e tij rrëqethëse

Sport

Lojtarit të Teutës i shkatërrohet shtëpia, ja deklarata e tij rrëqethëse

Publikuar

-

Aleksandros Kuros ka parë tmerr me sy në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, kur një tërmet i rëndë goditi qytetin e Durrësit. Futbollisti shqiptar erdhi nga Greqia për t’u bërë pjesë e Teutës dhe nuk e kishte menduar asnjëherë se do të përjetonte momente të tilla katastrofike, pasi kishte kaluar disa tërmete të mëparshme gjatë viteve në Athinë,.

“Në orën 22:30 kishte në tërmet të vogël dhe ne ishim të zgjuar, por nuk e pritnim se çfarë do të vazhdonte.  Isha në shtëpinë e një shoku të skuadrës dhe meqë kishte shkuar vonë, ai më sugjeroi të flija atje. Kur ishim duke fjetur, në orën 02:30 në mëngjes ndodhi një tërmet më i rëndë që na mbajti zgjuar dhe të vëmendshëm, sikur ta dinim se do të ndodhte diçka më e madhe.

Papritur, në orën 4:30 e gjithë toka fillon të lëkundet. Ishte e pabesueshme, për 20-30 sekonda shtëpia filloi të tundej dhe gjërat filluan të binin, ishte tronditëse. Në fillim mund të isha pak i qetë pasi kemi jetuar tërmete në Athinë, por nuk ndalej dhe ishte aq shumë zhurmë sa deshëm të dilnim jashtë. Hapëm derën dhe dolëm në rrugë.

Ajo që pamë ishte sikur të kishte rënë një bombë. Kudo kishte pluhur dhe njerëz që vraponin dhe ulërinin, diku kam parë një pamje që nuk do ta harroj kurrë, e cila më tronditi. Një baba mbante fëmijën e tij në duar dhe thërriste për ndihmë. Kjo pamje me kthehet në mendje shpesh dhe më vijnë të dridhura. Atëherë ne hipëm në makinë dhe i gjithë qyteti ishte në rrugë”, tregoi mbrojtësi i Teutës për “gazzetta.gr” këtë ngjarje të rëndë.

“Pas 2 orësh vendosa të shkoj në shtëpinë time, të merrja të paktën dy rroba për veten, kartën e identiteti, pasaportën. M’u desh të kacavirresha deri në katin e katet dhe siç shihet nga pamjet nuk kishte më një shtëpi. Muret ishin hapur, tavani kishte rënë dhe unë gjeta dy tulla mbi shtrat. E kuptoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të isha në gjumë në atë kohë? Gjysmë ore më vonë, një tjetër tërmet 5.7 Rihter goditi dhe para mejë një pallat u rrënua si një kështjellë prej letre. Ishte si në filma, kur sheh ndërtesat e vjetra të shkatërrohen, ashtu ra para syve të mi. Pamjet ishim tronditëse, edhe tani nuk mund t’i përshkruaj, prej tyre nuk fle gjumë prej dy ditësh” tha Kuros i cili tregoi edhe situatën kaotike që mbizotëronte në qytet.

“Kudo kishte shkatërrim dhe rrënoja, gjithçka që mund të dëgjojë ishin zëra dhe të qara nga njerëz që po kërkonin për familjarët e tyre. Në panik, disa zyrtare po i thoshin njerëzve që të gjithë qytetit mund t’i duhej të evakuonte në mënyrë që të mos kuiste më viktima. Klubi kërkoi të dinte nëse ishim mirë dhe na bëri të qartë se për shkak të situatës ishte e kuptueshme që të largoheshim drejt familjarëve dhe të dashurve tanë e mund ta bënim pa u menduar dy herë”, vijoi ai.

Kuros ka treguar se situata mbetet shumë e rëndë në Durrës dhe shumë lojtarë të ekipit po e vuajnë atë. “Tani jam ën Athinë me familjen, erdha me makinë, nuk mund të qëndroja më atje. Por situata mbetet dramatike. Kam folur me futbollistët ë e skuadrës, ata janë të gjithë të tronditur. Janë disa prej tyre që janë ndikuar në mënyrë direkte, mesfushori Çyrbja ka parë shtëpinë e  tij të rrëzohej. E kishte blerë një muaj më parë me kursimet që kishte bërë gjatë gjithë karrierës. Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk është e përgatitur të trajtojë situata të tilla. Stadiumi ynë është kthyer në qendër për të pastrehët. Kanë vënë çadra që të kalojnë natën, ndërsa helikopterët vazhdojnë e ulen aty duke shkarkuar materialet e domosdoshme.

Ndihma greke? Fatkeqësia dhe dhimbja nuk njohin kombësi dhe kufi. Përpara humbjeve nuk mund të dnash njerëzit. Nuk e kuptoj, pse duhet t’i duash të keqen dikujt tjetër? Humanizmi nuk ka limite. Në Shqipëri e dinë që Greqia i ndihmoi në këtë kohë të vështirë dhe i falënderojnë të gjithë grekët”, ishte tregimi rrëqethës i mbrojtësit të Teutës. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Cikalleshi shembullor, ja si i rrespekton rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ashtu si në çdo shtet tjetër ka mbërthyer edhe futbollin turk dhe të gjithë lojtarët do të duhet të stërviten në kushte shtëpie për të mbajtur trupin e tyre në formë dhe gati për një rifillim të mundshëm të kampionatit. Ditën e sotme bashkëshortja e kavajasit ka publikuar një video me momente nga stërvitja […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE